LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen të dyshuarit që e rrëmbyen dhe e rrahën një person në Prishtinë, iu sekuestrohet telefoni dhe vetura që ia vodhën viktimës

Arrestohen të dyshuarit që e rrëmbyen dhe e rrahën një person në Prishtinë, iu sekuestrohet telefoni dhe vetura që ia vodhën viktimës

Janë arrestuar dy të dyshuar për rrëmbimin dhe rrahjen e një personi në Prishtinë, rast i cili ka ndodhur të dielën.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit A.K 22-vjeçar dhe A.P 20-vjeçar, janë dërguar në mbajtje.


Të njëjtit dyshohen për veprat “Privim i kundërligjshëm nga liria”, “Lëndim trupor” dhe “Vetëgjyqësi”.

Rrëmbehet një person në Prishtinë
Lexo po ashtu Rrëmbehet një person në Prishtinë

“Rasti është raportuar me datën 12.11.2023, nga ankuesi (mashkull), i cili  është rrëmbyer dhe dërguar në një lokacion, ku nën kërcënimin e armës është sulmuar fizikisht nga personat e dyshuar si dhe i janë marrë një veturë dhe një telefon.

Personat e dyshuar A.K, mashkull 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe A.P, mashkull 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatën për media.

Lidhur me rastin janë kryer bastisje në tri lokacione, ku përveç provave që ndërlidhen me rastin është gjetur dhe sekuestruar pushkë ajrore, thikë, telefon (i është kthyer ankuesit) dhe veturë ( i është kthyer  ankuesit).

Gjithashtu nga policia është sekuestruar edhe automjeti i të dyshuarve, i cili është i përfshirë në rast.

Aktualisht hetuesit policorë janë në kërkim të personit të tretë të dyshuar, i cili është identifikuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Lajme
Kalo në kategori