LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy persona në Skenderaj, dyshohen për trafikim me njerëz dhe shërbim seksuale të viktimës

Arrestohen dy persona në Skenderaj, dyshohen për trafikim me njerëz dhe shërbim seksuale të viktimës
Foto: Arkiv

Dy persona janë arrestuar në Skenderaj, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale ‘trafikim me njerëz’ dhe ‘shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit’.

Sipas Policia e Kosovës, pas hetimeve të zhvilluara të udhëhequra nga Prokuroria Themelore Mitrovicë, sot kanë realizuar një plan taktik, në zbatim të urdhëresës së Gjykatës Themelore Mitrovicë.


Plani është realizuar në Skenderaj, ku janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar nën dyshimin se kanë kryer veprat penale ‘trafikim me njerëz’ dhe ‘shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit’.

“Dy të dyshuarit (meshkuj kosovarë) të arrestuar janë: A.A., viti i lindjes 1997 dhe E.A., viti i lindjes 1996. Gjatë realizimit të planit si prova materiale janë sekuestruar përkohësisht dy DVR, një telefon mobil, një veturë dhe dy fletore me evidencave. Pas intervistimit, me akt-vendim të prokurorit i dyshuari: A.A. dërgohen në mbajtje, kurse i dyshuari E.A., lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatën e policisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori