Modelja bukuroshe Armina Mevlani bëhet gjithmonë temë e mediave rozë
Lidhja e saj me djalin e ish-kryeministrit, Sali Berisha, Shkelzenin, ka qenë gjithmonë në fokus të mediave.
Shkelzeni ka qenë më parë i martuar me Sadije Berishën me të cilën ka edhe fëmijë.
Shkelzen Berisha me fëmijët e tij (Foto: Shkelzen Berisha/Instagram)
Ndonëse nuk kemi qenë në dijeni rreth raporteve që mund të kenë, por duket se Armina ruan një marrëdhënie të mirë me fëmijët e Shkelzenit nga martesa e parë.
Në një pyetësor drejtuar nga fansat në InstaStory, Armina është pyetur rreth këtyre raporteve.
Dhe përgjigja e saj ka qenë direkte dhe e shpejtë, duke shkruar: “Shumë mirë”.
Armina dhe Shkelzeni kanë kohë që janë bashkë, ndërsa ende nuk kanë bërë të ditur nëse mendojnë ndonjë datë për martesën. /Telegrafi/
Armina Mevlani thotë se ka raporte shumë të mira me fëmijët e Shkelzenit (Foto: Armina Mevlani/InstaStory)