Blogerja e njohur, Armina Mevlani, ka qenë e ftuara e radhës në emisionin “Pop Culture”.

Ajo ka rrëfyer shumëçka nga jeta dhe karriera e saj, ndërsa nuk ka hezituar të flasë edhe rreth lajmeve të shpeshta në media që shkruhen për të.

Javë më parë ishte aluduar për një shtatzëni të mundshme në disa prej mediave shqiptare, e ndërsa duket se një lajm i tillë është krejtësisht i pavërtetë.

Foto: Armina Mevlani/Instagram

Mevlani e përgënjeshtroi lajmin duke shtuar se çifti mendon t’i bëjë gjërat ngadalë, dhe nuk ka asgjë të vërtetë në këtë drejtim.

“E përgënjeshtroi kategorikisht këtë lajm. Nuk është aspak i vërtetë. Njerëzit kanë shumë kureshtje që te gjërat personale të shkojnë përtej kufijve, duke përdorur foto nga më të ndryshmet dhe duke i komentuar sipas dëshirave të tyre. Ne do t’i bëjmë gjërat me ngadalë. Unë jam e re dhe shumë e ngarkuar me punë”, ka thënë ndër të tjerash Armina.

Foto: Armina Mevlani/Instagram

Tutje, ajo ka komentuar dasmën e Princit Harry dhe Meghan Markle, duke thënë se i pëlqen shumë çifti në fjalë.

“Meghan më pëkqen shumë. Por mendoj se futani ishte më i thjesht se ç’duhej. Ishte një fustan jo pranveror dhe shumë i thjesht. Edhe komentet kanë qenë mjaft negative në këtë pjesë. Sigurisht që nuk ishte i shëmtuar, por prisnim diçka më shumë”, ka përfunduar Armina. /Telegrafi/

Foto: Armina Mevlani/Instagram