LAJMI I FUNDIT:

Armët në videoklipe, ministri shqiptar sulmon këngëtarët

Armët në videoklipe, ministri shqiptar sulmon këngëtarët

Nëpër videot e këngëve të këngëtarëve tanë shpeshherë kemi parë dhunë dhe shkrepje me armë, ku ka lindur ideja për një kampanjë vetëdijësuese. 

“Mos gjuaj, por duaj” quhet fushata e fundit që do të ndërmarrë qeveria shqiptare, këtë radhë për të mbledhur armët e paligjshme nga duart e qytetarëve.


Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri njoftoi sot nga një konferencë e posaçme se fushata do të zhvillohet derë më derë me punë bindëse dhe kritikoi në veçanti, artistët e rinj që promovojnë dhunën e armëve në videoklipet e tyre.

“Të rinj apo te reja, shpeshherë artistë, akoma më shpesh këngëtarë, i shfaqen publikut me armë në dorë. Ky është një problem jo i vogël i shoqërisë, por sot dhe gjithçka që duam të bëhemi nesër. Promovoni modelet pozitive të të ndërtuarit të një jete më të mirë, larg dhunës së çastit, larg mburrjes me muskujt, me armë. Promovoni dijen dhe kulturën”, tha Tahiri.

klipe