LAJMI I FUNDIT:

Arlind Veliu më i miri i xhiros së parë në Albi Mall Superligë

Arlind Veliu më i miri i xhiros së parë në Albi Mall Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall edhe këtë edicion kampional do të ndajnë çmimi “Ylli i Javës”. Në xhiron e 1-rë të Albi Mall Superligë ky çmim i ka takuar mbrojtësit të KF Malisheva, Arlind Veliu.

Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje të: Bujar Guta, Shyqeri Salihu dhe Lulzim Rrmoku, vendosi që epiteti i më të mirit për këtë xhiro t’i takojë mbrojtësit të skuadrës malishevase, pasi në ndeshjen kundër Dukagjinit ai ishte mbrojtës i pakaluar dhe shumë i dobishëm edhe në fazën ofanzive, duke shënuar golin e vetëm në ndeshje që ia mundësoj FC Malisheva t’i gëzohet fitores dhe të arkëtoj 3 pikët e para në Albi Mall Superliga edicioni 2023/24.

Çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin e KF Malisheva, Arlind Veliu e ndau Erjona Musliu, menaxhere e marketingut në Albi Mall.

Pasi mori këtë çmim, Arlind Veliu u shpreh i lumtur që skuadra e tij e nisi mbarë edicionin e ri garues në elitën e futbollit në Kosovë.

“Ndihem shumë mirë dhe i lumtur për këtë vlerësim dhe dua t’i falënderoj bashkëlojtarët e skuadrës dhe shtabin teknik pa të cilët sigurisht se nuk do të mund ta fitoja këtë çmim”.

“Malisheva ka nisur me fitore këtë kampionat dhe shpresoj që të na shkoj mbarë i tërë kampionati. Skuadra jonë ka pasur shumë ndryshime nga merkato e fundit dhe na duhet akoma kohë që të komponohemi dhe të arrijmë të luajmë sipas filozofisë së trajnerit. Por, jemi shumë të motivuar dhe atmosfera në ekip është shume e mirë”, ka thënë Arlind Veliu për faqen zyrtare të FFK-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhang merr fitoren më të madhe në karrierë -  nokauton brutalisht Wilderin

Zhang merr fitoren më të madhe në karrierë - nokauton brutalisht Wilderin

Boks
“Ai nuk është trajner i rrjeteve sociale”, Mourinho nuk kursehet nga lëvdatat për Ancelottin

“Ai nuk është trajner i rrjeteve sociale”, Mourinho nuk kursehet nga lëvdatat për Ancelottin

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr me një kërkesë unike për Perez: Shpresoj që ai ta shoh këtë intervistë

Vinicius Jr me një kërkesë unike për Perez: Shpresoj që ai ta shoh këtë intervistë

Liga e Kampionëve
Lamtumira me stil e Toni Kroos nga Real Madridi - asistoi, tregoi stemën dhe mori trofeun

Lamtumira me stil e Toni Kroos nga Real Madridi - asistoi, tregoi stemën dhe mori trofeun

Liga e Kampionëve
Real Madridi, mbret i Evropës për herë të 15-të në histori

Real Madridi, mbret i Evropës për herë të 15-të në histori

Liga e Kampionëve
Dubois shkatërron Hrgovicin për të fituar titullin IBF

Dubois shkatërron Hrgovicin për të fituar titullin IBF

Boks
Kalo në kategori