LAJMI I FUNDIT:

Arjola Demiri e prekur me rastin e vetëflijimit të burrit pranë varrit të gruas në Ballsh: Asgjë për të paragjykuar

Arjola Demiri e prekur me rastin e vetëflijimit të burrit pranë varrit të gruas në Ballsh: Asgjë për të paragjykuar
Foto: Arjola Demiri/Instagram

Ngjarje e rëndë u raportua mbrëmë në Ballsh të Shqipërisë, ku një mësues në moshën 63-vjeçare, vrau veten pranë varrit të gruas së tij.

Reklama

Para më shumë se një viti, bashkëshortja e tij u nda nga jeta nga një sëmundje e rëndë.

Petrit Jaupaj, mësues i biokimisë, duke qenë në gjendje të rëndë emocionale, ia dha fund jetës së tij pranë varrit të gruas së tij.

Thuhet se ai përdori medikamente mjekësore, duke rezultuar në humbje jete. Kjo është një ngjarje që tronditi të gjithë, e shumë edhe nga artistët tanë u prekën nga ngjarja, e gjithashtu e komentuan e shkruan për të.

Një ndër ta është edhe aktorja shqiptare Arjola Demiri, ku në një postim në InstaStory e saj, ka shprehur që ky lajm e ka mërzitur tej mase.

“Histori nga ato që të lënë pa frymë. Histori dashurie që të bëjnë të besosh se dashuria ekziston vërtet. E trishtë, po njëkohësisht e jashtëzakonshme vetëflijimi prej dhimbjes së humbjes. Mendoja se vdekja i ndanë njerëzit! Por mesa duket edhe i bashkuaka shpirtrat. Asgjë për të paragjykuar! Ky burrë zemërthyer ma ndryshoi pak shijen që kam për burrat shqiptarë, që në dukje janë të vrazhdë dhe që nuk dinë të dashurojnë bukur. Pushoni në paqe”, ka shkruar Arjola. /Telegrafi/

Foto: Arjola Demiri/InstaStory

Në trend Magazina

Më shumë
Jetuan për disa vite në Zelandën e Re, Vesa Luma dhe Big Basta rikthehen përfundimisht në Shqipëri

Jetuan për disa vite në Zelandën e Re, Vesa Luma dhe Big Basta rikthehen përfundimisht në Shqipëri

Magazina
Beniada vë në plan të parë figurën e admiruar në pozat e reja

Beniada vë në plan të parë figurën e admiruar në pozat e reja

Magazina
Marina Vjollca shkëlqen me stilin unik gjatë pjesëmarrjes në Javën e Modës në Milano

Marina Vjollca shkëlqen me stilin unik gjatë pjesëmarrjes në Javën e Modës në Milano

Magazina
Refugjate e luftës - Kosovarja Atdhetare Hoxha martohet me yllin anglez të ragbit

Refugjate e luftës - Kosovarja Atdhetare Hoxha martohet me yllin anglez të ragbit

Magazina
U bë e njohur si Adriana në “The Sopranos”, aktorja Drea de Matteo i bashkohet platformës për të rritur për shkak të nevojës për para

U bë e njohur si Adriana në “The Sopranos”, aktorja Drea de Matteo i bashkohet platformës për të rritur për shkak të nevojës për para

Magazina
Kënga e re e Shakiras thuhet të jetë dedikim edhe për ish-vjehrrin

Kënga e re e Shakiras thuhet të jetë dedikim edhe për ish-vjehrrin

Magazina
Kalo në kategori