Arjanit Hoxha: Edhe po të vendosin strukturat e Lëvizjes Besa për qëndrim në qeveri, unë nuk do të jem ministër
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arjanit Hoxha në konferencë për shtyp tha se në momentin kur Lëvizja Besa merr forcë në skenën politike, në skenë shfaqen, siç thotë ai, metodat kriminale të BDI-së.
“Ashtu siç jeni informuar, me parashtresë nga vëzhguesi i BDI-së, edhe përkundër faktit se askund në procesverbal nuk është vendosur diçka e tillë, në Komunën e Zhelinës do të prishet vendvotimi 2107, vendvotim ky që rastësisht voton kandidati për kryetar komune i BDI-së, dhe po në të njëjtin vendvotim BDI ka fituar me rezultat dyfish më të madhe se Lëvizja Besa”, tha Hoxha.
Ai pyeti se në sa vendvotime BDI ka lejuar që të ndodhin kështu raste dhe i ka mbajtur si rezervë për të prishur vendvotimin e caktuar dhe është e vërtetë që nga viti 2002 BDI përdor të njëjtën metodë të manipulimit zgjedhor në gjithë territorin e vendit.
“Lëvizja Besa gjatë ditës së sotme, por edhe nesër do të vazhdojë konsultimet brenda partisë për të marrë vendim se si duhet të vazhduar më tutje. Ne vazhdojmë të qëndrojmë në orientimin tonë për një të ardhme evropiane të vendit, me gjitha vlerat e demokracisë që promovon Bashkimi Evropian, por nuk do lejojmë që të jemi në një tavolinë me struktura politike që duan ta shtrembërojnë vullnetin politik të popullit”, u shpreh Hoxha.
Hoxha po ashtu tha BDI nuk ka respektuar partnerin e koalicionit qeveritar për rastin në Zhelinë dhe se ai vet personalisht do të japë dorëheqje nga pozita e ministrit.
“Edhe sikur të vendosin organet e partisë që të vazhdojë qeverisja, unë nuk do të jem pjesë e qeverisë”, tha Hoxha./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit
Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë