LAJMI I FUNDIT:

Ariu i cirkut sulmon trajnerin, tmerrohen fëmijët dhe të tjerët – para se kafsha të goditet me një pajisje elektrike

Ariu i cirkut sulmon trajnerin, tmerrohen fëmijët dhe të tjerët – para se kafsha të goditet me një pajisje elektrike

Një ari i cirkut u egërsua dhe sulmoi trajnerin e tij, ndërsa e gjithë kjo ndodhi nën pamjet e fëmijëve që bërtisnin nga frika.

Ariu ngjyrë kafe u egërsua pasi trajneri e detyroi atë të veprojë si një njeri, transmeton Telegrafi.

Bisha menjëherë e sulmoi trajnerin duke e rrëzuar atë për toke.


Fëmijët e ulur vetëm disa metra larg dhe pa pengesa mbrojtëse, dëgjohen duke bërtitur ndërsa një punonjës tjetër i cirkut e shkelmon kafshën e egër.

Bisha 270 kilogramëshe u ndalua me një pajisje elektrike, pasi publiku u largua për në daljen e vetme që kishte ky lokal.

Trajneri i sulmuar nga ariu kuptohet se është i lënduar, por nuk u dhanë detaje tjera.

Një nënë që e filmoi skenën shqetësuese në qytetin Olonets të Rusisë, tha: “Gjunjët e mi po dridhen akoma. Unë u trondita që nuk kishte asnjë pengesë për sigurinë e spektatorëve, duke pasur parasysh madhësinë e ariut”.

Një prind tjetër tha: “Spektatorët nxituan jashtë në panik, duke më përfshirë edhe mua”.

Një tjetër shtoi: “Në fillim, për disa sekonda, ndërsa filmoja ngjarjen, të gjithë menduan se ishte një skenar. Por kur asistenti filloi të godasë ariun dhe mjetin elektrik për t’a ndaluar atë, filloi paniku.
Njerëzit u ngritën dhe vrapuan për në dalje”.

Edhe pasi ariut iu dha një goditje elektrike ai nuk u rrëzua menjëherë, por vraponte i tërbuar duke i tmerruar kështu të pranishmit. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Boshnjaku i dehur bëri një ndër marrëzitë e paparë në jetë

Boshnjaku i dehur bëri një ndër marrëzitë e paparë në jetë

Fun
Vajza

Vajza "Hawk Tuah" ia shpjegon gjyshes kuptimin e shprehjes virale

Fun
Derrat u ngjitën në pemë dhe lëpinë pemën e pjeshkës -pronari nuk e di se çfarë i ndodhi

Derrat u ngjitën në pemë dhe lëpinë pemën e pjeshkës -pronari nuk e di se çfarë i ndodhi

Fun
Burri vozit veturën me vajzën e tij në prehër, videoja ngjall reagime në rrjete sociale

Burri vozit veturën me vajzën e tij në prehër, videoja ngjall reagime në rrjete sociale

Interesante
Miliona e panë videon e djalit duke qeshur

Miliona e panë videon e djalit duke qeshur

Fun
Pronari e mësoi qenin t'i hidhej në prehër, më vonë u pendua

Pronari e mësoi qenin t'i hidhej në prehër, më vonë u pendua

Fun
Kalo në kategori