Marcelo, Isco dhe Gareth Bale, mund të kenë një rast me trajneri e ri Carlo Ancelotti, por kjo nuk e ndryshon statusin e tyre si lojtarë që janë vënë në shitje nga klubi.

Disa kishin menduar se ardhja e Ancelottit do të ishte një lajm i mirë për disa nga yjet e vjetër me të cilët ai punoi më parë, dhe të tre këta lojtarë ishin thelbësorë në suksesin e italianit kur ishte në krye në herën e parë.

Sidoqoftë, në konferencën e tij të parë për shtyp, Ancelotti nuk ishte në gjendje të ofrojë garanci për askënd.

Paraqitjet në fushë dhe jo nostalgjia, janë ato që do të vendosin për të ardhmen e atyre që janë në shitje.

Ancelotti di të veprojë në situata të tilla. Kur ai arriti në Real Madrid në vitin 2013, e priste Kaka, me të cilin ai kishte ndarë shumë suksese në AC Milan.

Sidoqoftë, braziliani kishte nën paraqitjet e pritura për disa muaj dhe, pasi foli me drejtorët e klubit, Ancelotti i dha dritën jeshile shitjes së fituesit të ‘Topit të Artë’.

“Unë i njoh mirë [Marcelo , Isco dhe Bale ] dhe di si t’i motivoj, por ekziston një gjykatës i fundit: fusha”, ka thënë Ancelotti në konferencë për shtyp.

Synimi i Real Madrid është që të gjejë një zgjidhje për të shmangur pagat e lojtarëve që janë në vitin e fundit të kontratave të tyre, duke kursyer 50 milionë euro në paga. /Telegrafi/