LAJMI I FUNDIT:

Arbnor Ramadani prezantohet te Llapi

Arbnor Ramadani prezantohet te Llapi

Llapi e ka transferuar zyrtarisht Arbnor Ramadanin.

Mesfushori rikthehet tek klubi nga Podujeva, derisa sezonin e kaluar ishte pjesë e Gjilanit.


Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë nga Llapi (pa ndërhyrje):

Zyrtare: Arbnor Ramadani largohet nga Gjilani
Lexo po ashtu Zyrtare: Arbnor Ramadani largohet nga Gjilani

𝗔𝗿𝗯𝗻𝗼𝗿 𝗥𝗮𝗺𝗮𝗱𝗮𝗻𝗶 𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝘃𝗲𝘁𝗲̈𝗺 𝗶 𝘆𝗻𝗶 🤍💙

Kemi kënaqësinë t’iu njoftojmë se mesfushori fantastik, Arbnor Ramadani është rikthyer sërish në shtëpinë llapjane.

“Noli” rikthehet në shtëpi pas vetëm një edicioni të kaluar me skuadrën e SC Gjilanit.

Numri 10 i skuadrës sonë është njëri nga futbollistët më të pëlqyer nga tifozët llapjanë.

Pas përfundimit të kontratës me Gjilanin, drejtuesit e klubit me ngulm kanë kërkuar që Noli të jetë vetëm i yni, andaj edhe kemi nënshkruar kontratë të vlefshme për 2-vitet e ardhshme.

Mëngjesin e sotëm ai së bashku me Drejtorin Sportiv, Mentor Zhdrella kanë udhëtuar drejt Ohrit dhe menjëherë është vënë në dispozicion të shtabit teknik në përgatitjet për edicionin e ri.

Mirëpresim rikthimin e Nolit në shtëpi duke shpresuar se magjia e tij në fushë dhe golat e jashtëzakonshëm që i realizon, do e ndihmojnë ekipin tonë të arrij objektivat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Premier League
De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

Serie A
Kalo në kategori