LAJMI I FUNDIT:

Arbana Osmani tregon arsyen se përse nuk publikon fotografi me të dashurin e ri

Arbana Osmani tregon arsyen se përse nuk publikon fotografi me të dashurin e ri

Prezantuesja nga Shqipëria, Arbana Osmani, tash e një kohë thuhet se është në lidhje me regjisorin Eduart Grishaj.

Dyshja, të cilët qëndrojnë vazhdimisht jashtë syrit mediatik, nuk e kanë konfirmuar asnjëherë romancën e tyre për publikun.


Megjithatë, janë postimet e njëjta ato që bëjnë të dyshojmë më shumë rreth kësaj lidhjeje, gjersa autorja e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, tregon arsyen se përse nuk shfaqen së bashku.

Arbana ka vendosur t’i përgjigjet fanses kur thotë se “përse nuk publikon fotografi me Eduardin”, duke i thënë se “I kemi përvete”.

Romancën e dyshes ndjekësit e kanë vënë re shumë moti për shkak të afeksionit të tyre të bukur që e shohim përmes mesazheve të ëmbla dhe ngacmimeve në ‘Instagram’, që flasin për afrimitetin jashtë punës.

Historia e dashurisë së Arbana Osmanit me regjisorin e programit të saj
Lexo po ashtu Historia e dashurisë së Arbana Osmanit me regjisorin e programit të saj

Ndryshe, prezantuesja Osmani ishte e martuar prej vitesh me Ardit Keron, me të cilin ka edhe një djalë. /Telegrafi/