LAJMI I FUNDIT:

Antony: Dua të largohem nga Ajax, klubi refuzoi ofertën më të madhe ndonjëherë për një lojtarë të Eredivisie

Antony: Dua të largohem nga Ajax, klubi refuzoi ofertën më të madhe ndonjëherë për një lojtarë të Eredivisie

Antony e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet nga Ajax në ditët e ardhshme pasi Manchester United e ka kthyer atë në objektivin e tyre kryesor.

Megjithatë, kampionët holandezë nuk kanë ndërmend të humbasin yllin e tyre, diçka për të cilën 22-vjeçari nuk është i lumtur.


Ai ka dhënë një intervistë me Fabrizio Romano pas lajmeve se Ajax kishte refuzuar një ofertë prej 90 milionë eurosh.

“Sot, në një takim me klubin, shpreha interesin tim të vjetër për t’u larguar, vetëm këtë herë me një ofertë të konsiderueshme në tavolinë. Ajax refuzoi me argumentin se kanë vetëm pesë ditë kohë për të më zëvendësuar”.

“Unë nuk po i kërkoj Ajaxit të më lirojë, po i kërkoj Ajaxit të më shesë me ofertën më të lartë ndonjëherë për një lojtar të Eredivisie. Unë kam insistuar në këtë temë që nga shkurti në mënyrë që klubi të rindërtojë ekipin me qetësi”, ka thënë ai.

Antony shpreson që dëshira e tij për t’u larguar nga Ajax do t’i detyrojë klubin të bien dakord për një marrëveshje me Manchester United. /Telegrafi/