LAJMI I FUNDIT:

Ansu Fati në krahasim me futbollistët e tjerë më të mirë në botë para se të mbushin 18 vjeç

Ansu Fati në krahasim me futbollistët e tjerë më të mirë në botë para se të mbushin 18 vjeç

Për t’i renditur të gjitha rekordet që Ansu Fati i ka thyer që kur ka arritur në ekipin e parë të Barcelonës, ju duhet shumë kohë, ndoshta një ditë, por janë disa nga rekordet e tij që mund të rivalizojnë me disa nga ikonat e futbollit që kanë luajtur në epoka të mëparshme e që kanë shkëlqyer pa i mbushur 18 vjeç.

Në moshën 17 vjeçare ai është golashënuesi më i ri në historinë e Ligës së Kampionëve dhe ekipit kombëtar spanjoll.


Ai do të mbush 18 më 31 tetor, ndërsa trajneri Ronald Koeman e ka venë emrin e tij në krye të listës, si lojtari i dobishëm.

MARCA ka bërë një krahasim të Fatit me disa nga emrat e njohur, transmeton Telegrafi.

Lionel Messi

Ky është krahasimi më i duhur, veçanërisht kur të mendoni se të dy kanë dal nga akademia La Masia. Logjikisht Fati do të marr stafetën nga Messi te Barcelona, ​​sidomos pasi spanjolli bëri debutimin e tij në një moshë më të re se argjentinasi.

Emri i Messi filloi të vihej në skenë në vitin 2005 kur ai fitoi Kupën e Botës për të Rinj U-20 në Holandë, ndërsa në vitin 2006 ai gjithashtu ngriti trofeun e tij të parë të Ligës së Kampionëve. Pas këtyre sukseseve, çdo ditë tjerë e tij ka qenë një rekord duke fituar shumë çmimin të mëdha individuale, por edhe ekipore.

Cristiano Ronaldo

Ronaldo ishte bashkëkohësi i Messit për gjeneratën që po i vije fundi, dhe në moshën 17 vjeç ai nënshkroi për Manchester Unitedin për 19 milionë euro.

Një lojtar i dal nga akademia e famshme e Sportingut, talenti i Ronaldos u rrit nga Sir Alex Ferguson.

Por kur ai debutoi si 17 vjeçar, u bë lojtari i parë që luajti në të dyja ekipet, si atë të rinjve edhe të parin, gjë që e ka bërë edhe Fati.

Kylian Mbappe

Mbappe është ylli i fundit që doli në futbollin evropian, dhe shihet si pasardhës i epokës pas Messi dhe Ronaldo. Përveç Ligës së Kampionëve, Mbappe tashmë ka fituar çdo trofe të mundshëm, përfshirë edhe Kupën e Botës.

Ai bëri debutimin e tij për Monacon në moshën 16 vjeçare, pastaj PSG e nënshkroi atë për 180 milionë euro menjëherë pasi ai mbushi 18 vjeç. Si 19 vjeç fitoi Kupën e Botës.

Neymar

Me Neymarin ndonjëherë keni ndjenjën se ai është ende i ri, megjithatë tashmë është 28 vjeç.

Ai në futbollin evropian nuk erdhi deri në moshën 21 vjeçare, megjithatë para kësaj ai bëri disa gjëra të bujshme me Santosin, ku debutoi si 17 vjeçare.

Në sezonin e tij të parë për ekipin e parë ai shënoi 14 gola dhe fitoi Copa Libertadores kur ishte vetëm 19 vjeç, duke luajtur një rol të madh në suksesin e ekipit, pasi ishte fitorja e tyre e parë në Libertadores që nga viti 1962.

Pele

Në triumfin e Libertadores të vitit 1962, Santos kishte Pele në ekipin e tyre. Ai nuk i kishte as 18 vjeç kur e fitoi Kupën e tij të parë Botërore me Brazilin në vitin 1958, dhe ai është ende lojtari më i ri që u bë një kampion bote.

Ai debutimin e tij për Santosin e bëri në moshën 15 vjeçare dhe me 16 vjet ai ishte tashmë shënuesi më i mirë në turneun Paulista, të cilin do të fitonte.

Diego Maradona

Maradona bëri debutimin e tij në moshën 15 vjeçare në radhët e Argentinos Juniors.

Në 1978 ai ishte golashënuesi më i mirë në kampionatin argjentinas në moshën 17 vjeç, por u la jashtë në mënyrë të bujshme nga Kupa e Botës kur Argjentina e organizoi.

Kjo pasi sipas trajnerit të kombëtares, Cesar Luis Menotti, frika ishte shumë e madhe që të kishte pritje të mëdha për të, por ai ishte vetëm djalë i ri.

Raul Gonzalez

Më 29 tetor 1994, historia e Real Madridit ndryshoi. Në një ndeshje në La Liga kundër Real Zaragozas, Jorge Valdano e futi në lojë një 17-vjeçar me emrin Raul Gonzalez.

Një javë më vonë ai shënoi golin e tij të parë në derbin e Madridit kundër Atletico Madrid.

Ai do të vazhdonte të linte gjurmë të pashlyeshme në historinë e Los Blancos.

Ronaldo Nazario

Karriera në ekipin e parë për Ronaldon filloi në moshën 16 vjeçare me ekipin e Cruzeiro, ndërsa si 17 vjeçar ai u ftua për në Kupën e Botës 1994.

Selecao fitoi turneun, duke mundur Italinë me penallti në finale, por Ronaldo nuk luajti asnjë minutë.

Ronaldo mbetet lojtari më i ri që e ka fituar “Topin e Artë”, pasi e mori çmimin në moshën 21 vjeçare.

Paolo Maldini

Mbrojtësi italian ishte i destinuar të ishte një yll i madh i AC Milan, duke ndjekur gjurmët e babait të tij. Ai bëri debutimin e tij në moshën 16 vjeçare dhe kurrë nuk do të ndërronte  ngjyrat. Ai fitoi Ligën e tij të parë të Kampionëve në moshën 20 vjeçare dhe do të bënte më shumë se 900 paraqitje për Rossonerët.

Francesco Totti

Francesco Totti debutoi me Romën në mars të vitit 1993, kur ai ishte 16 vjeç. Në vitin 1997 ai ishte tashmë kapiteni i klubit dhe në vitin 1998 kishte fituar çmimin si lojtari më i mirë në Serie A.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori