LAJMI I FUNDIT:

Ankthi, ndjenjat dhe paragjykimet ndaj formave trupore – Bebe Rexha rrëfen gjithçka për revistën “Euphoria”

Ankthi, ndjenjat dhe paragjykimet ndaj formave trupore – Bebe Rexha rrëfen gjithçka për revistën “Euphoria”
Bebe Rexha (Foto: Euphoria)

Me besimin që ka është e lehtë të mendosh se Bebe Rexha nuk ka frikë të ndajë mendimet dhe ndjenjat e saj në çdo hap, por ajo e pranon se të qenit e hapur dhe e prekshme është e frikshme, por e nevojshme.

“Sa herë që shkoj në studio, gjithmonë shqetësohem”, ndan ajo. “Unë kam ankthin më të keq ndonjëherë dhe kjo është arsyeja pse është me të vërtetë e rëndësishme me atë me të cilin punoj. Duhet të ndihem e sigurt”.


Ajo spërkat të gjitha ankthet, pasiguritë, emocionet dhe gjithçka në këtë mes në të gjithë muzikën që krijon dhe në çdo projekt që merr përsipër. Autenticiteti i saj vjen pa marrë parasysh se çfarë bën – madje edhe për shkak të postimeve në rrjetet sociale që e gjejnë pa grim, duke kaluar pjesën më të madhe në shtëpi e duke biseduar me fansat.

Bebe Rexha (Euphoria)

Albumi i ri “Better Mistakes”, i cili u publikua më 7 maj, vë sërish në qendër ndjenjat e yllit shqiptar.

Gjysma e albumit përfshin artistë të zhanreve të ndryshme duke përmendur Travis Barker në “Break My Heart”, “Die For Man” me Lil Uzi Vert dhe “Baby I’m Jealous” me Doja Cat.

Rexha nuk është e huaj për bashkëpunime, pasi ka punuar në vitet e kaluara edhe me G-Eazy, Nicki Minaj, Louis Tomlinson dhe Florida Georgia Line.

Të gjitha lajmet nga Bebe Rexha
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bebe Rexha

Derisa lista e bashkëpunëtorëve të Rexhës – para dhe në “Better Mistakes” është e mbushur me talent, ajo nuk bashkëpunon me çdo kë.

“Unë dua të bashkëpunoj sepse më pëlqejnë ata artistë, puna e tyre ose zëri, ose diçka tjetër që ata kanë bërë. Dhe thjesht e dua energjinë e bashkëpunimit. Është shumë më emocionuese kur jeni duke interpretuar një këngë me dikë në skenë”.

Bebe Rexha (Foto: Euphoria)

Albumi i saj i ri ishte planifikuar fillimisht të dilte vitin e kaluar, por ishte shtyrë për shkak të situatës së krijuar me coronavirus.

“Problemi me mua është se kur shkruaj diçka, duhet ta publikoj. Nëse ulem për të punuar në të, unë filloj ta ndryshoj dhe të bëj 10 albume të ndryshme në një”, shprehet Rexha.

Këto janë më shumë këngë që prekin zemërimin, pasiguritë dhe në fund të fundit dashurinë.

Siç bën çdo artist i talentuar, Rexha rrëmbeu pjesë të jetës së saj për frymëzimin duke përfshirë thirrjen e njerëzve të ndyrë që i bënin padrejtësi, si në “My Dear Love”, një këngë me një mesazh të qartë për largimin e njerëzve nga jeta e saj. Ajo thotë se kjo pjesë rrjedh nga të qenit në situata të ndryshme si në marrëdhënie, miqësi dhe në industri, dhe përfundoi ‘duke u zemëruar’ me mënyrën se si u trajtua.

“Nuk më pëlqen kur njerëzit thonë gjëra për mua ose bëjnë thashetheme”, thotë ajo. “Dhe kur dëgjoj thashetheme nga njerëz të tjerë në industri, është si një shkollë e mesme. Unë bezdisem shumë, veçanërisht nëse nuk është e vërtetë. Kjo gjë më bën të zemërohem dhe nuk e vlerësoj. ‘Sepse unë jam lloji i personit që nëse unë bëj për ty, unë bëj për ty dhe do të vdes për ty’”.

Bebe Rexha (Foto: Euphoria)

Dhe kjo është ajo për të cilën Rexha ka të bëjë – ajo do shumë dhe kujdeset për njerëzit e saj. Ajo ka një gjuhë të mprehtë, por e përdor atë vetëm kur është e nevojshme dhe lejon që tekstet e saj të bëjnë punën.

Rexha mund t’i gjurmojë rrënjët muzikore që nga vitet e adoleshencës, kur ishte madje në një grup në shkollën e saj të mesme në New York. Por, përkundër viteve të suksesshme që nga ajo kohë – duke përfshirë hitet në krye të top – listave, performancat ikonike, bashkëpunimet me yjet më të mëdhenj si dhe nominimet e panumërta – Rexha ende ndihet si e njëjta vajzë.

“Ndihem sikur jam ende i njëjti person”, ndan ajo. “Pavarësisht nga çfarë, unë ndiej se gjithmonë përpiqem të largohem nga ankthi im dhe nga ajo anë e imja. Ende ndihem si kur vjen puna tek ajo pjesë e imja, ende ndihem si i njëjti person”.

Por edhe pse ndihet si zakonisht, ajo e pranon se e di që është rritur, është forcuar pak nga industria dhe është bërë më e lumtur me veten. Tani ankthi i saj vepron si një mjet në artin e saj, megjithëse është gjithnjë i pranishëm në jetën e saj. Nuk është diçka për të cilën të gjithë janë të gatshëm të flasin hapur, por Bebe nuk sheh ndonjë mënyrë tjetër për ta menaxhuar atë.

Bebe Rexha (Foto: Euphoria)

“Më pëlqen të shkruaj për gjëra të vërteta”, thotë Rexha. “Dhe shumë njerëzve nuk u pëlqen ose ata thjesht mendojnë se unë jam shumë e errët ose çfarëdo tjetër”.

Një temë tjetër temë e rëndësishme për të cilën artistja sigurohet të flasë është fiziku i saj.

Si një grua shqiptaro-amerikane, biondja ka qenë e hapur për diskriminimin që ka ndjerë, jo vetëm si një njeri i famshëm, por si një grua.

Ajo tregon se kishte raste në të kaluarën kur njerëzit në industri thoshin se nuk do të punonin me të nëse do të dukej në një farë mënyre; ajo madje reagoi ndaj stilistëve që nuk dëshironin të punonin me të në “Grammy Awards 2019” për shkak të formave trupore.

“Gjithmonë kam dashur të jem ajo vajza e përsosur, e bukur, e përshtatshme, e dobët”, tregon ajo. “Dhe unë gjithmonë ndihesha keq në tapetin e kuq. Edhe kur shikoj përsëri gjërat tani, e di që dukem e mahnitshme. Dukem e mahnitshme! Por në atë kohë, nuk ndihesha aq mirë sa në çdo tapet të kuq”.

“Ne duam që njerëzit të na pëlqejnë dhe të mendojnë se jemi të bukur, por nuk më intereson tani”, thotë ajo me vendosmëri të plotë. “Do ta gjejë dikë që dëshiron të punojë me mua kështu siç jam”. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Euphoria)

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Vesa Luma tregon se u bë ajo

Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Magazina
Kalo në kategori