LAJMI I FUNDIT:

Ankesa e fshehtë, çështjet e lëndimeve dhe mesazhi në prapaskenë i Real Madridit – gjithçka çfarë po ndodh me Mbappen

Ankesa e fshehtë, çështjet e lëndimeve dhe mesazhi në prapaskenë i Real Madridit – gjithçka çfarë po ndodh me Mbappen

Kylian Mbappe nuk është dukur edhe aq i lumtur gjatë muajve të parë të sezonit me Paris Saint-Germainin dhe me gjeste të vogla po e bën të ditur këtë.

Ylli francez njoftoi në fund të sezonit të kaluar se do të qëndronte në Paris, por tani ai nuk po korr shpërblimet e vendimit të tij, derisa kishte refuzuar një kalim te Real Madridi.


Ai mezi buzëqesh, duket i mërzitur dhe statistikat e tij për momentin janë larg atyre të sezonit të kaluar, kur ai ishte motori i vërtetë i skuadrës, një rol që e kanë marrë tani Neymar dhe Lionel Messi.

Mbappe ka pushuar së qeni figura kryesore në PSG dhe përmes mesazheve të vogla, fajëson pozicionin që i kërkohet të luajë nën drejtimin e Christophe Galtier.

Ngjarja e fundit ndodhi të shtunën e kaluar, kur pas barazimit të ekipit të tij në Reims, ai postoi një mesazh në rrjetet sociale.

Duke vepruar kështu, Mbappe solli edhe një herë vëmendjen për dashurinë e vogël që ka për pozicionin nr.9 që luan te PSG, gjë që e largon atë nga mbrojtësit e krahut, ku fuqia dhe shpejtësia e tij, sipas tij, e bëjnë më të rrezikshëm.

Ankesa e fshehtë e Mbappes

Ankesa e tij e mbuluar lidhet me deklaratat që bëri disa javë më parë teksa ishte me kombëtaren franceze, ku tha se Didier Deschamps i jep më shumë liri.

“Këtu më kërkohen gjëra të ndryshme sesa në nivel klubi. Unë kam shumë liri këtu”, deklaroi Mbappe.

“Trajneri e di që ka një numër 9 si Olivier (Giroud) që kujdeset për mbrojtjen dhe unë mund të kërkoj hapësira, të kërkoj topa. Në Paris kjo nuk ndodh, ata më kërkojnë të luaj si statik, është ndryshe”.

Kundër Reims, Galtier e zhvendosi atë në krah pas gjysmë ore lojë dhe, pas një shkëmbimi të gjatë mes të dyve, lojtari shkoi në pjesën e përparme të sulmit duke tundur kokën.

Fituesi i Kupës së Botës të vitit 2018 tashmë i është dashur të heqë dorë nga pozicioni i tij i preferuar, krahu i majtë i sulmit, për Neymar, por tani ai gjithashtu nuk po luan në të djathtë.

L’Equipe pretendon se klubi i premtoi Mbappes se do të nënshkruante një ‘Nr.9’ cilësor, diçka që nuk ka ndodhur.

Njeriu i zgjedhur ishte Robert Lewandowski i Polonisë, por ish-lojtari i Bayern Munichut preferoi të bashkohej me Barcelonën.

Vetë Luis Campos, përgjegjës për strategjinë e transferimeve në PSG, pranoi se ata nuk i kishin përmbushur objektivat e tyre.

“Ne i premtuam (Mbappes) ndërtimin e një ekipi të madh… me një ‘9-sh’ që nuk e kemi sjellë”, deklaroi Campos për radion RMC muajin e kaluar.

Çështjet e lëndimeve

I ngadalësuar nga lëndimet, të cilat e kanë bërë të humbasë disa ndeshje në fillim të sezonit, Mbappe nuk duket i lumtur dhe performanca e tij është nën atë të sezonit të kaluar.

Megjithatë, klubi ka minimizuar rëndësinë e shfaqjeve të pakënaqësisë së treguar deri më tani.

Sipas Le Parisien, qëllimi është ta shndërrojmë këtë sëmundje në energji pozitive dhe ta inkurajojmë atë që të jetë sërish në maksimumin e tij.

Mesazhi i Real Madridit në prapaskenë

Florentino Perez i kishte thënë Mbappes në verën e këtij vitit përmes mediave se do të pendohej që ka refuzuar ofertën e tyre dhe tani po del të jetë ashtu.

Sipas asaj që raporton Marca, Los Blancos ia kanë dërguar mesazh francezit në prapaskenë se nuk duan të dëgjojnë më për të, derisa po përgatiten në transferimin e Erling Haaland në vitin 2024.

Opsioni i vetëm për Mbappen mbetet Anglia, ku Liverpooli dhe Chelsea mund të jenë klubet e vetme që mund të paguajnë klauzolën e tij të lirimit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë

Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë

Liga e Kampionëve
Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah

Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah

Premier League
Ancelotti ngreh dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Ancelotti ngreh dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori