LAJMI I FUNDIT:

Andrea Pirlo flet për fitoren ndaj Interit dhe nervozizmin e Cristiano Ronaldos pas zëvendësimit

Andrea Pirlo flet për fitoren ndaj Interit dhe nervozizmin e Cristiano Ronaldos pas zëvendësimit

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, ishte  i lumtur për fitores së skuadrës së tij në gjysmëfinalen e parë në Kupën e Italisë ndaj Interit me rezultat 2-1.

Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri bardhezi u shpreh se pavarësisht fitores, ende nuk kanë kaluar në finale, pasi kanë edhe një ndeshje pas një javë.


“Humbja e parë me Interin na shërbeu si mësim. Ne mblodhëm forcat dhe u rikthyem te fitoret. Sot fituam ndeshjen e parë të gjysmëfinales, por nuk kemi bërë ende asgjë. Ne shpresojmë t’ia dalim javën e ardhshme”.

“Fitoret me Milan, Napoli dhe Inter? Ne dimë se çfarë duhet të bëjmë dhe në këtë mënyrë, mund t’i hapim vështirësi të gjithëve. Nuk është e lehtë të mbash këtë ritëm, kur luan ndeshje çdo tre ditë, por ne po përpiqemi të bëjmë mirë”, deklaroi trajneri italian.

Tutje Andrea Pirlo u ndal, teksa shpjegoi edhe momentin e zëvendësimit të Cristiano Ronaldos me Alvaro Moratan disa minuta nga fundi, ku portugezi u pa nervoz.

“Është normale që në një ndeshje si kjo, të kërkoni të jeni në fushë sa më shumë, por gjithashtu ne duhet të mendojmë edhe për kampionatin. Unë i thashë atij se pak pushim do t’i bënte mirë”, nënvizoi ai.

Pirlo ka thënë se mentaliteti i ekipit është i njëjtë dhe reagimi i skuadrës pas golit të pësuar ishte i duhuri.

“Ne po përgatitemi mirë, mentaliteti është i njëjtë pavarësisht se me kë luajmë. Bëmë mirë sot, u përballëm me Interin me qëndrimin e duhur dhe reaguam shumë mirë pas golit të Lautaros”, ka thënë Pirlo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Premier League
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohet mesazhi që Guardiola i ka çuar Rio Ferdinandit pasi fitoi titullin e katërt radhazi

Zbulohet mesazhi që Guardiola i ka çuar Rio Ferdinandit pasi fitoi titullin e katërt radhazi

Premier League
Kalo në kategori