LAJMI I FUNDIT:

Andin Hoti: Të lutëm kryeministër shkarkoje Shkëlzen Gashin

Andin Hoti: Të lutëm kryeministër shkarkoje Shkëlzen Gashin

Andin Hoti, djali i veprimtarit Ukshin Hotin, ka kërkuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti që ta shkarkojë këshilltarin e tij, Shkëlzen Gashi.

Këtë reagim, Hoti e bëri pas deklaratës së Gashit, i cili ka thënë se duhet të dënohen të gjithë ata që kanë kryer krime gjatë luftës, transmeton Telegrafi.


“Të lutëm kryeministër Albin Kurti. Jo si anëtar i ndonjë partie politike, por si djali i një heroi të Kosovës, apo si djali i Ideologut tënd (kështu ke deklaruar) Ukshin Hotit, si nip i një dëshmori të kombit nga radhët e UÇK-së, si djali axhës i një tjetër ushtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si nip i disa Ushtarëve të UÇK-së, si djalë i 2 të burgosurve politik, si nip i një të burgosuri politik, por gjithashtu si një djalë i rritur në sakrificat më të rënda përballë Serbisë, PO TË LUTEM: SHKARKOJE KËTË ZAGAR! Dhe jo vetëm! Të lutem dërgoje në Prokurori”, ka shkruar Hoti.

OVL e UÇK-së reagon ndaj këshilltarit të Kurtit: Po akuzon rëndë UÇK-në, sjell fakte se po e luan rolin e avokatit të Serbisë
Lexo po ashtu OVL e UÇK-së reagon ndaj këshilltarit të Kurtit: Po akuzon rëndë UÇK-në, sjell fakte se po e luan rolin e avokatit të Serbisë

Hoti tutje në reagimin e tij ka shkruar se “pavarësisht mendimeve tona politike, që mund të jenë të kundërta, asnjëherë nuk e kam menduar një anti-shqiptarizëm tek ju, e as nuk dua ta mendoj. Të lutem”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
Kalo në kategori