LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti: Unë nuk jam babi i Bale, Uellsi mund ta ftojë sa herë është mirë

Ancelotti: Unë nuk jam babi i Bale, Uellsi mund ta ftojë sa herë është mirë

Carlo Ancelotti ka qenë i kënaqur që Gareth Bale ka marr ftesë nga Uellsi për ndeshjet e ardhshme, pavarësisht se sulmuesi nuk ishte paraqitur fare për Real Madridin për disa javë për shkak të një dëmtimi.

Të premten, trajneri italian i qëndroi pranë sërish Bale, i cili është kritikuar vitet e fundit për mos paraqitje në fushë për Los Blancos, por italiani u kujdes t’ia kujtojë shtypit atë çfarë ka bërë uellsiani për Real Madridin.


“Lojtari ka një leje mjekësore dhe mund të stërvitet”.

“Ne nuk mund t’i themi Uellsit se ai nuk mund të luajë, sepse ka të dhënat. Ka një skanim që thotë se ai është rikuperuar”.

“Së pari, unë nuk jam babai i tij. Mund të ndodhë që periudha e fundit e Bale nuk ishte e mirë, por askush nuk harron atë që ka bërë Bale”.

“Në vitin 2014 ai na ndihmoi të fitojmë Ligën e Kampionëve, Kupën e Mbretit, [dhe më pas] Ligën e Kampionëve kundër Liverpoolit”.

“Tifozët nuk po e harrojnë këtë. Ai nuk po kalon momentin e tij më të mirë, por duhet të kemi besim. Kur të kthehet nga kombëtarja, nëse e meriton të luajë, do të luajë”.

“Nëse kombëtarja e thërret atë, ne duhet ta dërgojmë. Ne shpjegojmë se si është situata dhe më pas Uellsi ka një javë për të vlerësuar situatën. Unë mendoj se Uellsi nuk do të rrezikojë”, ka thënë Ancelotti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Kalo në kategori