LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti ofron përditësimin e fundit për pesë lojtarët e lënduar të Real Madridit

Ancelotti ofron përditësimin e fundit për pesë lojtarët e lënduar të Real Madridit

Carlo Ancelotti ka ofruar përditësimin e lëndimeve në Real Madrid përpara ndeshjes kundër Atletico Madridit të enjten në Wanda Metropolitano.

Real Madridi ka qenë shumë i goditur në këtë fillim sezoni shkaku i lëndimeve, por kohëve të fundit ato kanë filluar të pakohen, pasi shumica e lojtarëve janë rikthyer.


Megjithatë, disa lojtarë ende janë jashtë fushave shkaku i disa dëmtimeve afatgjata dhe për to ka folur së fundmi trajneri Ancelotti në konferencën e sotme për shtyp.

“3 dëmtimet e me ACL (Alaba, Militao, Courtois) dhe Lucas Vazquez janë mungesat e vetme nesër. Të gjithë lojtarët e tjerë janë mirë dhe gati për të luajtur”, ka thënë fillimisht Ancelotti.

“Lucas Vazquez do të kthehet në stërvitje të premten. Rodrygo do të jetë me ne nesër. Ai kishte nevojë për më shumë pushim”, përfundoi trajneri italian.

Rodrygo ishte një shqetësim përpara ndeshjes kundër Atleticos pasi u pa duke u stërvitur i vetëm gjatë seancës së sotme (e mërkurë).

Real Madridi do të përballet me Atletico në fazën e 1/8-tës të Copa Del Rey. Kjo ndeshje do të jetë hera e dytë që Real Madrid do të përballet me fqinjët e tyre brenda një jave. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori