LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti: Juventusi dhe Roma mund të shkojnë tutje në Ligën e Kampionëve

Ancelotti: Juventusi dhe Roma mund të shkojnë tutje në Ligën e Kampionëve

Carlo Ancelotti beson se Juventusi dhe Roma mund të kalojë Real Madridin dhe Barcelonën.

Shorti për çerekfinalet e Ligës së Kampioneve nuk ka qenë i mirë me klubet italiane, ku Juventusi do të takohet me madrilenët ndërsa Roma me katalunasit.


Juventus – Real Madrid, mundësia e hakmarrjes
Lexo po ashtu Juventus – Real Madrid, mundësia e hakmarrjes

“Do të gënjeja nëse do të thosha se nuk ishte një short shumë i vështirë për ekipet tona, pasi Madridi dhe Barcelona janë favoritë për të fituar trofeun, së bashku me Manchester City”, tha Ancelotti për Corriere dello Sport.

“Juventusi është ndryshe nga ai që ka humbur 4-1 në finalen e vitit të kaluar të Cardiffit. Ata janë më të fortë dhe mbi të gjitha më të vetëdijshëm për aftësitë e tyre. Allegri e di se çfarë duhet të bëjë. Në Wembley, duke mposhtur Tottenham Hotspur 2-1, ai pati performancë të përsosur. Kjo lojë ishte një kryevepër e taktikave dhe strategjisë.

“Real Madridi gjithmonë mund të shënojë një gol. Juventusi është shumë i rrezikshëm në sulm edhe me Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybala në formë të mirë.

“Unë mendoj se këtë herë, gjatë 180 minutave, nuk do të përfundojë ashtu si në Uells. Asgjë nuk është e pamundur. Le të mos harrojmë se Allegri dhe Juventusi dëshirojnë hakmarrje”, tha Ancelotti.

Italiani e ka fituar tre herë në karrierë Ligën e Kampionëve

Romakët kanë qenë edhe më pak fatlumë në short, pasi çerekfinalja e parë e Ligës së Kampionëve pas një dekade do të jetë kundër Barcelonës.

“Roma tashmë ka arritur diçka të jashtëzakonshme duke arritur në çerekfinale pasi ka fituar ‘Grupin e Vdekjes’ me Chelsean dhe Atletico Madridin”, vazhdoi Ancelotti.

“Ata i thyen të gjitha parashikimet me Eusebio Di Francescon, i cili ka shkëlqyer. Unë nuk do ta harroj këtë paraqitje të parë të trajnerit italian në Ligën e Kampionëve”.

” Të gjithë i referohen Barcelonës, nga historia deri te forca e sulmit të skuadrës katalunase me formën e tyre të shkëlqyer këtë sezon, talentin e madh të Leo Messit dhe faktin që kanë pranuar vetëm dy gola në këtë turne këtë vit”.

“Duke thënë këtë, unë e njoh Ligën e Kampionëve shumë mirë dhe asgjë nuk mund të merret si e përfunduar, edhe kundër një prej ekipeve më të mira në botë. Ndonjëherë, një incident i papritur ose një lëndim mund të ndryshojë rrjedhën e një loje.

“Në momentin e duhur, Di Francesco gjeti Edin Dzekon, Radja Nainggolanin dhe Kostas Manolasin në formën e tyre më të mirë, ndërsa Alisson po dëshmon të jetë një portier i jashtëzakonshëm”.

Shorti nxori përballjen Barcelona-Roma, situata e skuadrave para përballjes
Lexo po ashtu Shorti nxori përballjen Barcelona-Roma, situata e skuadrave para përballjes

“Unë jam i sigurt për një gjë: romakët do të luftojnë deri në minutën e fundit. Me gjithë respektin e duhur ndaj Barcelonës, askush nuk ka frikë. Brohoritjet e tifozëve në Stadio Olimpico do të shtyjë Giallorossit drejt fitore”, tha Ancelotti. /Telegrafi/