Carlo Ancelotti ka pohuar se presidenti i Real Madridit , Florentino Perez po planifikon të jetë shumë aktiv në afatin kalimtar të verës që fillon nga 1 korriku.

Trajneri italian vuri në dukje se objektivat e Los Blancos mbeten të paprekura, pavarësisht krizës financiare në futboll të shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Ai shtoi se planet e presidentit Perez nuk kanë ndryshuar dhe ato janë të mëdha, veçanërisht për afatin kalimtar të verës.

Marrëveshje të mëdha transferimi, rinovime dhe largime – Real Madridin e pret një janar i ngarkuar Marrëveshje të mëdha transferimi, rinovime dhe largime – Real Madridin e pret një janar i ngarkuar

“Në Real Madrid, gjithçka është e njëjtë dhe e pandryshuar”, ka thënë fillimisht Ancelotti për Corriere dello Sport.

“E vetmja gjë që ndryshon janë trajnerët. Të njëjtët fizioterapeut, të njëjtit punëtorë, të njëjtit gazetarë, i njëjti vizion, e njëjta urgjencë për madhështi, pavarësisht dëmeve ekonomike të shkaktuara nga pandemia”.

Plani maestral i Real Madridit për të nënshkruar me tre lojtarë pa paguar asnjë cent Plani maestral i Real Madridit për të nënshkruar me tre lojtarë pa paguar asnjë cent

“Në një vit, në fund të dhjetorit 2022, stadiumi Santiago Bernabeu i ri do të jetë gati dhe Florentino ka plane të mëdha për korrikun”.

“Florentino ka synime shumë serioze. Të nënshkruajë Erling Haaland përveç Kylian Mbappe? Le të flasim për këtë më vonë”, përfundoi italiani. /Telegrafi/