LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti e bën prioritet transferimin e Tielemansit te Reali

Ancelotti e bën prioritet transferimin e Tielemansit te Reali
(Foto: Instagram/youritielemans)

Youri Tielemans është njëri nga mesfushorët më të vlerësuar në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier.

Mesfushori belg ka dy vite që është pjesë e Leicester Cityt dhe është padyshim ndër më të mirët në Angli në pozitën e tij.

Por, e ardhmja e belgut nuk pritet të jetë te Leicesteri, pasi shumë skuadra të mëdha janë vënë pas tij.

(Foto: Instagram/youritielemans)

Tielemans pëlqehet shumë nga trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti i cili e ka bërë prioritet transferimin e tij në Santiago Bernabeu.

AS ka raportuar se Ancelotti i ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se e dëshiron me çdo kusht transferimin e lojtarit.

Problemi qëndron tek çmimi i lartë prej 70 milionë eurove që kërkojnë ‘Dhelprat’ për yllin e tyre.

Gjithsesi në garë për reprezentuesin belg mbeten edhe skuadra tjera të mëdha si Manchester United, Manchester City, Liverpool, Arsenal dhe Barcelona. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Premier League
I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

La Liga
Kalo në kategori