LAJMI I FUNDIT:

Analizë: Plus 16 – Interi i kursimeve mbi Milanin e shpenzimeve (Foto)

Analizë: Plus 16 – Interi i kursimeve mbi Milanin e shpenzimeve (Foto)
during the Serie A match between Cagliari Calcio and FC Internazionale at Stadio Sant'Elia on November 25, 2017 in Cagliari, Italy.

Mbrëmjen e të shtunës Interi i Luciano Spalletit kaloi si lider në pritje të Napolit për herë të tretë këtë sezon, teksa rriti diferencën me Milanin në 16 pikë. Pas një vere të kursimeve për Nerazzurët, e shpenzimeve të mëdha për Rossonerët – krejt kjo duket utopi – por në fakt është realitet!

Ngricat kapluan edhe një herë qytetin e Milanos (ashtu si pjesën tjetër të Italisë Veriore në prag të një dimri të fortë – termometri edhe një herë sinjalizoi në mbrëmjen e të shtunës -17 për klubin Rossoner, pa përmirësim pas të dielës, ku ato temperaturat janë ulur vetëm në -16 edhe pse u prit që të shkojë në -14.


Tashmë edhe këto shaka për temperatura dhe pozitat tabelare janë bërë të bezdisshme si në rrugët e Milanos, ashtu edhe në internet.

Gjithçka rreth Serie A
Lexo po ashtu Gjithçka rreth Serie A

Interi të shtunën e përfundoi në krye të tabelës, teksa priste rezultatin e Napolit, kurse Milani priti Torinon pa përmirësim të situatës tabelare.

Interi i mrekullueshëm i Spalletit, makthi i madh i Milanit të Montellas që tashmë ka gjashtë humbje në kampionat.

Morali i këtij tregimi? Dimri do të jetë i ngrohtë për kushërinjt Nerazzurë që gjatë verës kanë “kursyer”, kurse frigoriferi për Rossonerët është zbrazur nga korriku deri në gusht me kënaqësi të pashfrenuar pa hulumtuar fare në treg për çmime më të lira.

Icardi – Brozo, për lidershipin e tretë sezonal

Përtej shakave dhe fabulave, e moraleve të tregimit – realiteti në fushë thotë se Interi falë një fitore prej 3-1 ndaj Cagilarit u rikthye për herë të tretë në krye të tabelës këtë sezon – qoftë edhe për një ditë të vetme – kjo ndodhi në javën e shtatë, një javë para derbit pas golit të fitores që Brozovic e shënoi ndaj Beneventos dhe më pas sërish në javën e dhjetë pas fitores prej 3-2 në shtëpi ndaj Sampdorias, me dygolëshin e zakontë të Icardit, i cili shënoi shumëgolëshin e tij të të gjashtë sezonal (5 dygolësha dhe një hettrik ndaj Milanit, për një mesatare të frikshme prej një goli çdo 83 minuta), ku me këtë rast okupon listën e shënuesve me 15 gola.

U sigurua fitorja e 11-të e sezonit, pa humbje, ku më mirë qëndron vetëm Napoli me fitore ndaj Udineses, duke tejkaluar sërish Nerazzurët, ashtu si në dy herat tjera – për fatin e keq të djemve të Spallettit.

Keep on, all together, as a team! #senzatregua ⚫️? #CagliariInter #ForzaInter #InterIsComing

A post shared by Inter (@inter) on Nov 25, 2017 at 2:45pm PST

#SenzaTregua

Po e huazojmë hashtagun “e luftës” nga trajneri toskan, i cili ka hyrë në rrjedhat e rrjeteve sociale dhe nuk humbë asnjë mundësi për të motivuar tifozët, më shumë se kurrë për këtë ekip, i cili ka pikë të njëjta si Interi i Mancinit të vitit 2007, viti ku u arrit distanca maksimale me Rossonerët: 36 pikë (97 Interi, 61 Milani, por do të ishin vetëm 28 pikë pa dënimet e Calciopolit), për të mos e harruar as anën e kundërt ku Interi ishte 24 pikë prapa Milanit në vitin 1999 (70 Milani, 46 Interi).

E gjithë kjo, dy javë para sfidës më të madhe të sezonit në Juventus Stadium, ku në rast të një fitore në Meazza ndaj Chievos javën tjetër, Interi do të mund të përfitonte edhe nga një lëshim i Juventusit, i cili i shkon Napolit të premtën.

#senzatregua

A post shared by Luciano Spalletti (@lucianospalletti) on Nov 22, 2017 at 6:24am PST

Pranvera rossonerazzure

Një vit më parë, para javës së 14-të, dy ekipet e Milanit që Messi thotë se i mungojnë Ligës së Kampionëve – ishin në pozicione diametralisht të kundërta.

Përkundër pikëve “të humbura” në derbin ndaj Interit, Rossonerët që nuk ishin pjesëmarrës në gara tjera arritën Romën për vendin e dytë atëkohë dhe kishte epërsi prej 8 pikësh ndaj Interit të Piolit, që ishte fuqishëm i destinuar për mesin e tabelës dhe preku fundin e tabelës në grupin e Ligës së Evropës (Milani këtë vit është në krye të grupit të Europa League dhe ka siguruar kualifikimin).

Ligji i 17-tës

Në fund të sezonit të kaluar, tetë pikë prej të cilave në tabelë do të ishin vetëm një pikë epërsi për Rossonerët, mjaftuan që kuq e zinjt të sigurojnë garat evropiane. Dhe, në këtë sens u zhvillua edhe derbi kthyes, një fotokopje e derbit të parë, por me ngjyra ndryshe: Zapata do të printonte rezultatin 2-2 me numrin 17 që atë kohë nxehu pranverën Rossonere dhe që sot qanë më shumë se kurrë për hakmarrje, ndryshe nga mrekullitë tjera që ata shpresojnë të ndodhin.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori