LAJMI I FUNDIT:

Analizë – “Pesëshja e madhe” në gjah për titullin e La Ligas

Analizë – “Pesëshja e madhe” në gjah për titullin e La Ligas

Kur Barcelona lëshoi pikë ndaj Celta Vigos u duk sikurse do të hapej lufta për titull, por rezultatet në ndeshjet tjera konstatojnë se diferenca në tabelë me vendin e dytë u rrit në pesë pikë dhe ndjekja e Barcelonës është më e ngushtë se kurrë pas 14 ndeshjeve.

Valencia u mposht ng Getafe, kurse Real Madridi nuk arriti të zhbllokojë barazimin pa gola ndaj Athletic Bilbaos, përderisa Atletico Madridi dhe Sevilla triumfuan.

Një pikë prapa Valencias është Atletico, që mposhti Real Madridin me një gol me kokë në minutën e fundit të Griezmannit.

Me pikë të njëjta, nga 28 pikë, ndajnë vendin e katërt dhe të pestë Real Madridi dhe Sevilla. Të dy këto skuadra i “sqarojnë hesapet” fundjavën e ardhshme në Santiago Bernabeu.

Lionel Messi duke festuar golin e barazimit në 1-1 (Foto /Getty Images)

Në mes vendit të parë dhe vendit të pestë janë tetë pikë, më pak se tri ndeshje, gjë që e bën këtë kampionat më të ngushtin ndër top kampionatet e Evropës me katër skuadra që kualifikohen në Ligën e Kampionëve dhe me vështirësinë për t’u kuailfikuar jashtëzakonishte të madhe në horizont.

Shumë flasin për “gjashtëshen e madhe” të Ligës Premier (City, Untied, Chelsea, Liverpool, Arsenal, Tottenham), por në Spanjë ekziston tjetër version.

Barcelona, Valencia, Atletico Madridi, Real Madridi dhe Sevilla kanë qenë në top pesëshe në Spanjë në vitet e fundit, teksa një tjetër klub i madh, Villarreali, ka rënë nga grupi i të privilegjuarve dhe tash është shtatë pikë prapa Sevillas dhe Realit.

Ky kuintet dominoi futbollin spanjoll në dekadën e fundit dhe po ashtu ka treguar sukses në Evropë.

Tash, këto skuadra garojnë për titullin e kampionit dhe rruga është shumë e gjatë. Barcelona përballet me një test të vështirë ndaj Villarrealit fundjavën e ardhshme dhe më pas luan në El Clasico ndaj Realit më 23 dhjetor. Valencia mund të ketë humbur nga Getafe, por ky ishte vetëm një lëshim, teksa Atletico e Sevilla kanë treguar se janë gati për të luftuar.

Të gjithë duan të jenë në krye të “Pesëshes së Madhe” dhe po ashtu, asnjëra prej këtyre skuadrave nuk dëshiron të mos kualifikohet në Ligën e Kampionëve, një epilog që do të kishte konsekuenca fatale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Premier League
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Ligue 1
Kalo në kategori