LAJMI I FUNDIT:

Analizë – Pesë arsyet pse Reali po vuan vërtet këtë sezon

Analizë – Pesë arsyet pse Reali po vuan vërtet këtë sezon
Real Madrid's Portuguese Cristiano Ronaldo reacts during a Spanish Primera Division League soccer match between Girona and Real Madrid at the Montilivi stadium in Girona, Catalonia, northeastern Spain, on 29 October 2017. EFE/Andreu Dalmau

Nga favoritë të La Ligas në tetë pikë prapa Barcelonës – Forma e dobët e Real Madridit po rrezikon të kulmojë në një sezon katastrofal. Telegrafi vazhdon të eksplorojë situatën e Los Blancos në përgatitje të duelit ndaj Tottenhamit në Ligën e Kampionëve.

Kur ekipet e mëdha vuajnë, diagnoza shpesh ndodh që të jetë komplekse. Real Madridi, kampioni i Spanjës dhe fituesi dy herë radhazi i Ligës së Kampionëve, është tetë pikë prapa vendit të parë në La Liga pas 10 xhirove, një vend i parë që i takon askujt tjetër pos rivales së përbetuar, Barcelonës. Reali ka dështuar të fitojë tri ndeshjet e para të sezonit në shtëpi për herë të parë që nga viti 1995. Të dielën Los Blancos pësuan nga Girona, humbja e parë ndaj një skuadre të promovuar në kampionat që nga viti 1990.


Si është e mundur? Ky është pak a shumë grupi i njëjtë që e pushtoi Evropën jo më larg se në qershor. Lojtarët e mëdhenj kanë qëndruar të gjithë, ashtu sikurse trajneri Zinedine Zidane. Nuk ka shenja të ndonjë lodhje të brendshme mentale ose fizike. Në gusht, ky ekip deklasoi Barcelonën në Santiago Bernabeu për të fituar Superkupën e Spanjës me rezultat 5-1 pas dy ndeshjeve.

Për të kuptuar më mirë se çka ka ndodhur prej asaj kohe, le t’i ndajmë në pesë pika, problemet që karakterizojnë klubin spanjoll.

1. Sulmues të harxhuar

Në kohë të këqija gjithmonë ka tendencë që të kritikohet mbrojtja. Reali s’ka pranuar gol në vetëm tri ndeshje. Shikoni ndeshjet e Realit dhe do të shihni hapësira në mesfushë, një mbrojtje jo të vendosur mirë dhe ansorë naivë që bombardojnë në sulm. Madje edhe qendërmbrojtësit shkojnë në sulm shpesh. Kur Girona mund të shënojë dy gola dhe të godasë dy herë shtyllën, është e qartë se Reali po vuan ë mbrojtje.

Kjo ka ndodhur edhe më parë. Hiç më larg se sezonin e kaluar. Zidane pranon rrezikun sepse ai motivoni sulmuesit e shkathtë që të mbulojnë hapësirat në teren. Rezultati është i qartë – ndeshje shumë argëtuese për t’u shikuar me mbrojtje kaotike, me shumë gola dhe me tri pikë që duhet të përfundojnë në Madrid.

Këtë sezon mbrojtja e Realit në fakt ka qenë më e mirë se zakonisht. Reali ka pranuar 0.90 gola për ndeshje, për dallim nga mesatarja që ka qenë 1.08.
Problemi është se golat që shënoheshin për të mbuluar defektet në mbrojtje tash janë shterur.

Reali po vazhdon të krijojë raste, po godet më shpesh se sezonin e kaluar. Por, niveli i huqjeve është i jashtzakonshëm. Modeli i “golave të pritur” sugjeron se Reali ësht dashur të shënojë 27 gola në La Liga deri tani – e në fakt tash ka vetëm 19. Cristiano Ronaldo, i suspenduar në katër ndeshjet e para, ka realizuar 40 goditje në 6 paraqitje që prej rikthimit dhe ka shënuar vetëm një gol.

Me një shkallë “normale” të konvertimit të rasteve në gola, Reali do të ishte mirë në këtë moment. Ndoshta në humbjen në shtëpi ndaj Betisit që ishte hera e parë që Reali dështoi të shënonte në 73 ndeshje, u shfaq dobësia në finalizim: sulmuesit humbën raste të pastra dhe u krijuan 27 goditje në portë.
Deri vonë keni mundur të thuani se Reali po luan mirë dhe se ka nevojë që sulmuesit t’i kthehen në formë.
Por, më pas erdhi humbja prej 2-1 ndaj Gironas.

2. Lëndime të shumta

Humbja nga Girona ishte ndeshja e parë këtë sezon që Reali nuk meritoi ta fitonte. Reali luajti keq dhe krijoi pak, humbi motivimin dhe qëndrimin. I gjithë ekipi meriton të fajësohet.

Kjo na çon te lista e lëndimeve. Të gjitha ekipet ndjejnë mungesën e lojtarëve, sidomos kur disa janë jashtë në të njëjtën kohë. Ndër ata që mungojnë këtë sezon janë Marcelo, Casemiro, Karim Benzema, Gareth Bale, Raphael Varane, Mateo Kovacic, Keylor Navas, Dani Carvajal. Prej tyre, vetëm Benema, Marcelo dhe Casemiro janë të përgatitur plotësisht.

Reali është dukur i pajisur me lojtarë për të kaluar kriza të tilla. Por, të gjithë harruam se mbretërit shitën gjysmën e ekipit B.

3. Përfitimi nga Plani B

Sezonin e kaluar, të gjithë kanë lëvduar forcën e Realit në thellësinë e skuadrës – stolin. Zidne ka mundur të pushojë nëntë lojtarë për një herë dhe kishte sigurinë se “Plani B” do ta kryente punën. Rezervistët jo vetëm që fitonin, por shpesh luajtën më mirë se sa formacionii parë. Ishte e drejtë të pyesnim nëse ndonjë klub ka pasur ndonjëherë ndonjë ekip të dytë të fortë po aq sa ekipi i parë.

Por, a kishte mënyrë më të mjirë të sigurimit të suksesit të vazhdueshëm duke e thyer këtë gjë?
Verën e kaluar, Reali largoi Moratan, James Rodriguezin, Pepen, Marianon dhe Danilon.
Shumica prej tyre jo vetëm se ishin zëvëndësues të afrtë, por koka me përvojë që kanë arritur të bëjnë diferencën nga stoli.

Morata dhe Rodgrieuz vet kanë shënuar 23 gola. Këtë sezon Ronaldo dhe Benzema që nuk janë askund kanë dy gola së bashku, kurse Morata dhe Mariano bashkë në klubet tjera kanë shënuar 14 gola deri në këtë moment.

Zëvëndësimet e “ekipit B” kanë qenë të rinj me më pak përvojë, si Theo Hernandes dhe Dani Ceballos. Ndërkohë, nevojat për presion kanë kaluar pa u adresuar. Nuk ka më një zëvëndësues për Benzeman. Zidane ka kërkuar ta mbajë Moratan dhe priti arritjen e Kylian Mbappes, por tash duhet të mbështetet te 20 vjeçari Borja Mayoral, i cili ka startuar vetëm në një ndeshje këtë sezon.

Në anën tjetër Carvajal është për një afat të pacaktuar jashtë fushave për shkak të gjendjes së zemrës. Vitin e kaluar ky rol do t’i takonte Danilos, e tash Zidane duhet ta fusë Achraf Hakimin, një 18 vjeçar nga akademia. Në aspektin e pikëve, profiti që Reali ka bërë nga shitjet e kësaj vere duket se ka kosto shumë më të lartë diku tjetër.

4. Mbrojtësit nuk po shënojnë

Reali ka pasur mbrojtjen më të mirë sulmuese. Sezonin e kaluar, kur kërkohej ndonjë gol në minutat e fundit, një mbrojtës ishte në gjendje të dalë e të shpëtojë ekipin. Qendërmbrojtësi Sergio Ramos vet shënoi 7 gola, shumë prej tyre nga ndërprerjet (nga të cilat 22 i shënoi gjithsej Reali gjatë krejt sezonit).

Qendërmbrojtësit Marcelo dhe Carvajal kanë kontribuar 14 gola së bashku. Mesfushori Casemiro shënoi katër gola. Përgjatë të gjitha garave, zëvëndësuesi Coentrao ishte i vetmi lojtar që nuk arriti të shënonte (nga stoli).

Zidane tash nuk mund të mbështetet te mbrojtësit e tij. Këtë sezon kontributi i tyre në La Liga ka pësuar regres dhe si rezultat – Marcelo ishte i përfshirë në vetëm 2 gola, kurse Carvajal në ASNJË. Ramos ka një asist dhe asnjë gol. Sa për ndërprerjet, Reali ka shënuar vetëm dy herë, duke dëshmuar se shfrytëzimi i tyre për të fituar secilën ndeshje është i pamundur.

5. Ka ndryshuar edhe fati

Shumë prej këtyre faktorëve ndikohen nga fati. Reali shpesh ka pasur fatin në anën e vet sezonin e kaluar, duke përfituar në disa periudha të stuhishme, duke shënuar gola të vonshëm dhe duke fituar në ditë të këqija.

“Ndoshta vitin e kaluar ne kemi fituar disa ndeshje pa meritë”, thotë Zidane. “Tash, kjo gjë ka ndryshuar”.

Por, kjo është pjesë e futbollit. Skuadra qartë është më e dobët dhe më e ekspozuar ndaj lëndimeve se sa më parë dhe shitja e lojtarëve të mirë pas fitimit të titujve është një “lojë” e rrezikshme.

Pyetni Chelsean.

/Telegrafi/