LAJMI I FUNDIT:

Analizë – Milani, shembulli perfekt kur pritjet janë larg realitetit

Analizë – Milani, shembulli perfekt kur pritjet janë larg realitetit
during the Serie A match between AC Milan and Juventus at Stadio Giuseppe Meazza on October 28, 2017 in Milan, Italy.

Përballja mes Milanit dhe Juventusit ishte nënvizuar në kalendarin e të gjithëve kur u publikua kalendari i Serie A në korrik. U konsiderua si përballja e Bonuccit me klubin e zemrës, por më vonë u konsiderua si dueli ku Milani do të rikthehej fuqishëm në luftë për pozitat e para.

Asnjëra prej këtyre nuk ndodhi. As nuk u përball Bonucci me Juventusin, e as nuk ndodhi rikthimi i Milanit drejt fitoreve – ndodhi e zakonshmja, një fitore e lehtë e Juventusit në San Siro.


Tifozët e Milanit u treguan mjaft entuziastë. Kjo u vërejt edhe nga koreografia speciale ku ata u munduan ta rikthejnë rivalitetin me Juventusin. Foto: Getty Images

Përkundër faktit se u përball me Romën dhe Interin në fillim të sezonit, kjo është menduar të jetë ndeshja ku Rossonerët do t’i matnin muskujt e tyre të forcuara shpejt gjatë verës. Pasi shpejt e shpejt kryen transferimet duke marrë talentët prej më të mëdhënjve nëpër Evropë, Kuq e Zinjtë u tha se do të kenë fjalën e tyre në luftën për Scudetto kur së pari transferuan Bonuccin nga Juventusi.

Vetëm tri muaj më vonë duket se ky projeksion është qesharak, pasi Juventusi pa problem mposhti Milanin me rezultat 2-0 në San Siro. Si gjithmonë në ndeshjet e mëdha, kishte shumë tituj interesant në gazeta për këtë duel, më shumë se sa është dashur. Sidoqoftë, një prej titujve më reflektues për situatën e Milanit ishte ai ku përshkruhet “rënia e lirë në sipërfaqe” e projektit të Milanit.

Higuain deklasoi Milanin me dy gola. Foto: Getty Images

Ky Juventus është niveli më i lartë për t’u arritur për të gjitha skuadrat në kampionatin italian, e si mund të mos jetë kështu me gjashtë Scudetto të fituara rresht?

Ajo që është brengosëse për Milanin ësht se si performanca në derbin ndaj Juves tash është më e dobët se ajo e vitit të kaluar. Mund të thuhet se ngjarjet në atë ndeshje ndodhën “shpejt e shpejt” vendosur nga një gol i Locatellit, por as këtë Milani nuk ishte në gjendje ta bënte.

Vendimi për ta lejuar Vincenzo Montellan ta drejtojë ekipin e ri 200 milionë eurosh ishte i guximshëm, por pa arsye të qëndrueshme pragmatike. Ky ekip ka nevojë për kohë për t’u përshtatur dhe kisht sens që duhet një menaxher që e njeh klubin dhe mund të krijojë sensin e vazhdimësisë pa një fytyrë të re në stol për të nisur gjithçka nga fillimi.

A ishte Montella trajneri i duhur për ta drejtuar Milanin e ri 200 milionësh? Foto: Getty Images

Teksa sezoni po e merr formën e vet, duket se Montella është një njeri i cili punon shumë kur pritjet janë të ulëta dhe lojtarët janë të cilësisë më të ulët. Kur atij i jepni lojtarë të cilësisë së lartë, ai është i detyruar të sulmojë dhe kjo nuk është ana e fortë e strategut. Kjo po ashtu sakrifikon aftësinë e tij për të ndërtuar një mbrojtje mirë të vendosur.

Gjithçka rreth Milanit
Lexo po ashtu Gjithçka rreth Milanit

Rezultati është po ashtu refleksion se sa entuziastë, ose nëse dëshironi të jeni më të ashpër – sa naivë ishin Rossonerët gjatë verës. Dy pretendentët kryesorë për Scudetto, Napoli dhe Juventusi, kanë pasur bazën e ekipit për vite. Ata e kanë ditur sistemin e tyre dhe sa të mirë mund të jenë dhe kishte pak pikëpyetje se ku do të përfundonin në maj.

Për Milanin kishte më shumë pyetje se sa përgjigje këtë verë. Në javën e parë të Serie A, një fitore prej 3-0 ndaj një Crotone me të kuq, ishin prezent gjashtë lojtarë të rinj në formacionin bazë. Rezultatet në fillim ishin të mira, por humbja prej 4-1 ndaj Lazios ishte vërejtja e parë për Milanin se po shkonte shumë para vetes.

Pasqyra ishte e mirë dhë e drejtë dhe e tillë ishte fytyra e Milanit ndaj Juventusit. Nuk është hera e parë që refleksioni ka qenë negativ. Humbje me rezultat 4-1 ndaj Lazios dhe 2-0 nga Roma, 3-2 ndaj Interit e 2-0 nga Juventusi. Refleksioni i kësaj pasqyre po bëhet gjithnjë e më i keq.

E kuptojnë edhe ata vet se tifozët nuk meritojnë rezultate të tilla. Foto: Getty Images

Pritjet nuk është dashur të jenë kurrë kaq të larat. Puna për të kthyer Milanin nga një klub për pozita të mesit të tabelës në pretendent për titull ishte shumë e madhe. Madje edhe ideja për ta shndërruar Milanin në një ekip me kredenciale për top katërshe ishte në pikëpyetje nëse marrim parasysh se për këto pozita po luftohet me Interin dhe Romën, pasi Napoli e Juventusi ishin nënvizuar si klubet e top dyshes. Tashmë edhe Lazio po del të jetë pretendent serioz për top katërshe.

Financat e Milanit kanë nevojë për operacioni verën e ardhshme nëse kuq e zinjtë nuk ja dalin të hyjnë në Ligën e Kampionve. Por, varësia e kualifikimit në Ligën e Kampionëve me një formacion komplet të ri dhe një menaxher të mirë (sipas mundësive) ishte gjithnjë ide e rrezikshme. Ndoshta është revizionizëm, por Milani nuk mund të befasohet për pozitën ku është.

Bazat e Napolit dhe Juventusit janë sikur ngjitësi në këtë moment. Madje Lazio, Interi dhe Roma janë klube që i kanë skuadrat në takt që prej para dy sezonesh.

Ky tranzicion kurrë nuk do të ishte aq i lehtë sa ishte menduar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori