LAJMI I FUNDIT:

Analizë e Vrajollit për sulmin terrorist – “Përfshirja e Radoiçiqit indikacion për involvim të shtetit serb”, “Dialogu të vazhdoj me vija të kuqe”

Analizë e Vrajollit për sulmin terrorist – “Përfshirja e Radoiçiqit indikacion për involvim të shtetit serb”, “Dialogu të vazhdoj me vija të kuqe”

Drejtori Ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, Mentor Vrajolli në një analizë për sulmin terrorist që ndodhi ditë më parë në Banjskë të Zveçanit tha se ishte i përgatitur mirë dhe se indikacionet për një sulm të tillë ishin dhënë kohë më parë nga pala serbe.

Vrajolli në një intervistë për “Përballje” në Telegrafi me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, tha se pala serbe në vazhdimësi ka ndërmarrë hapa që kanë shtyrë në drejtim të një situate të tillë duke filluar nga largimi i policëve serb nga Policia e Kosovës.


“Këto ndoshta janë edhe indikacionet e para që Serbia është mundu që ta frikësoj Kosovën të lëshoj pe në kushtet e saj me kërcënimin që epilogu mund të jetë ky që ndodhi tani”, tha Vrajolli, duke shtuar se indikacion tjetër ishin edhe trazirat që ndodhën në muajin maj.

Ai tha se tash kemi edhe këtë situatën që në njëfarë forme është përmendur edhe gjatë verës që mbase në shtator komuniteti serb mund të reagojë dhe ideja ka qenë me kriju një lloj përshkallëzimi që me u përdor si mjet gjatë dialogut.

Policia gjen aktivizuesin e mjetit shpërthyes në afërsi të Manastirit të Banjskës
Lexo po ashtu Policia gjen aktivizuesin e mjetit shpërthyes në afërsi të Manastirit të Banjskës

“Ajo që u vrejt në këtë situatë ishte sulmi ishte i përgatitur mirë në aspektin e logjistikës duke filluar nga sasia e madhe e armatimit që u kap nga Policia e Kosovës dhe mjetet motorike që disa prej tyre ishin të blinduara dhe disa të karakterit policoro-ushtarak”, u shpreh Vrajolli për Telegrafin.

Duke folur për qëllimin dhe skenarët e mundshëm të këtij sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës, drejtori i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë u shpreh se qëllimi ka qenë që të shkaktojnë trazira në pjesën veriore.

Sa i përket përfshirjes së nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq në këtë sulm, Vrajolli tha se është “indikacion i drejtpërdrejt që ka involvim të shtetit serb në këtë sulmin e fundit”.

“Ajo që mbetet të dihet është se në çfarë niveli ka pasur involvim nga ana e shtetit serb. Mbetet të shihet edhe nëse Vuçiq ka qenë vet ai që ka qenë mbrapa këtij sulmi. Nuk ka asnjë dyshim që Serbia ka qenë mbështetëse e këtij aksioni”, tha ai.

Vrajolli shtoi se Kosova duhet të kërkoj me vendosmëri që komuniteti ndërkombëtar të bëjë trysni ndaj Serbisë që të bashkëpunoj në lidhje me zbardhjen e këtij rasti përfshirë edhe ekstradimin e personave të përfshirë.

Vuçiq thotë se Radoiçiq nuk është plagosur, por nuk e mohon se ishte në grupin terrorist në Banjskë
Lexo po ashtu Vuçiq thotë se Radoiçiq nuk është plagosur, por nuk e mohon se ishte në grupin terrorist në Banjskë

Njohësi i çështjeve të sigurisë po ashtu tha se dialogu tash e tutje duhet të vazhdoj me vija të kuqe

Ai ka shtuar se në këto rrethana, BE-ja ka parë në mënyrë më të përafërt potencialin e konfliktit.

“E kanë parë se një qëndrim favorizues në raport me Serbinë nuk prodhon situatë të mirë në teren. Serbia është pro aktive në nxitje të konfliktit. Dialogu duhet të zhvillohet tash e tutje me vija të kuqe. Të dyja palët nuk duhet ta minojnë procesin e dialogut, të mos fokusohet vetëm në palën kosovare”, tha Vrajolli.

Ajo shtoi se në të kaluarën ka qenë një trend që pala kosovare ka treguar vullnet të mirë, kjo qeveri në krahasim me të kaluarën është duke treguar mosbesim ndaj komunitetit ndërkombëtar se vullneti i mirë shpërblehet.

“Shumë hapa që janë bërë janë kthyer si boomerang ndaj fuqizimit të integrimit të komunitetit serb në Kosovë”, tha Vrajolli.

I pyetur se a duhet të shpallet organizatë terroriste Lista Serbe, nëse vërtetohet se e njëjta ka qenë e përfshirë në sulmin në veri, Vrajolli theksoi se kjo “është një dilemë juridike se a duhet të shpallet një parti terroriste vetëm pse nënkryetari i kësaj partie është pjesë e grupit terrorist”

“Institucionet e Kosovës duhet të jenë të kujdesshme kur marrin vendime të tilla për shkak të pasojave pastaj. Qeveria duhet ta izoloj problemin, e assesi të aludojë që komuniteti serb në pjesën veriore ka qenë i përfshirë në këtë incident”, tha Vrajolli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori