LAJMI I FUNDIT:

Analizë – Dobësia e Mourinhos fshihet prapa Paul Pogbas

Analizë – Dobësia e Mourinhos fshihet prapa Paul Pogbas
Manchester United's Paul Pogba celebrates scoring his side's third goal of the game

Nuk është ndonjë çudi e madhe që Manchester United ka vuajtur pa yllin francez. Telegrafi sjellë analizën e radhës se si i gjithë sistemi i Mourinhos është i bazuar përreth Paul Pogbas.

Falë Zotit, Pogba është kthyer. Mourinho është lodhur duke u kritikuar për futboll defensiv dhe tash ai më në fund e ka lojtarin që mund ta çojë punën përpara.

Pogba është aq i mirë, sa që ai do të ishte hendikep për secilin trajner, por mungesa e tij i ka dhembur Mourinhos më shumë se sa do t’i dhimbte dikujt tjetër. Të gjithë strategët kanë dobësi dhe te rasti i Manchester Unitedit, kjo ndodh që të koincidojë me fuqinë e francezit.

Kur Pogba mungon, ne shohim më qartë se çka i mungon Mourinhos. Kur ai është në fushë, United duket pranë kompletimit – solid në mbrojtje, kreativ në mesfushë dhe i rrjedhshëm në sulm.

Pse? Sepse Pogba është i vetmi lojtar në gjendje që të kompensojë punën e sistemit sulmues që Mourinho nuk po mund ta ndërtojë.

Kreativiteti kolektiv

Shumica e menaxherëve rivalë nuk e ndërmarrin një rrezik të tillë. Merrni shembull Guardiolan ose Conten – të dy njihen për organizime të aksioneve në sulm deri në detajin e fundit.

Guardiola luan me “aksione pozicionale”, një sistem kompleks i bazuar në mësimet e Johan Cruyff te Barcelona në vitet e fundit e 80-ta dhe në fillim vitet e 90-ta. Bazuar në mbi – mbulimin e zonave të caktuara me anë të pozicionimit të mençur dhe pasimeve të shpejta, është shumë e vështirë që të mjeshtërohet ajo që Manchester City ka pasur nevojë për një vit të tërë për ta aplikuar. Duhet pranuar, pritja ja ka vlejtë.

Conte favorizon një konept të ngjashëm, por më pak të avancuar në të cilin aksionet mësohen mirë në stërvitje derisa të piqen në ndërgjegjen e lojtarëve. Një ekip i Contes në formën më të mirë mund të luaj i verbër sepse lojtarët dinë si të vrapojnë e të lëvizin, ashtu siç është përgatitur paraprakisht nga strategu italian.

Pika e përbashkët e këtyre trajnerëve është mënyra e definuar e të sulmuarit. Ata instalojnë sisteme. Nëse Kevin De Bruyne lëndohet, City nuk do të luaj po aq mirë, pro as nuk do të zhduket krejtësisht kreativiteti i ekipit. Dikush do ta zë vendin e tij dhe të gjithë përreth tij, mekanizmat do të jenë njëjtë si më parë.

Te Manchester United nuk ekziston një ekuivalent i tillë. Mourinho nuk ndërton ekipe në mënyrë të njëjtë.

Analizuesi i cili i fitoi gjithçka

Në vend të sulmit, Mourinho specializon përgatitjen defensive. Fuqia e tij është të analizojë kundërshtarët dhe të gjejë mënyrën si t’i ndalë ata, një aftësi që ai e fitoi duke analizuar ekipet për babain e tij si adoleshent në Portugali. Kur asistonte Bobby Robsonin te Barca, Mourinho u kujdes për mbrojtjen e tij. Pak njerëz dinë si të bëjnë një skuadër vështirë për t’u mposhtur.

Të gjitha sukseset e tij të mëdha kanë ardhë për shkak të mbrojtjeve të çelikta, sidomos triumfet në Ligën e Kampionëve me Porton (2004) dhe me Interin (2010). Ekipi i Chelseat në sezonin e tij të parë në Angli ende mban rekordin për më së paku gola të pranuar në një sezon në Ligën Premier (vetëm 15). Madje edhe tani, Untied ka rekordin më të mirë defensiv në kampionat, duke pranuar vetëm gjashtë gola në 12 ndeshje.

Por, Mourinho nuk ka një ekuivalent të tillë kur United ka topin, pasi që nuk ka sistem. Taktikat specifike mund të shfrytëzohen, siç është loja në krah të një mbrojtësi të dobët ose të lodhur, apo zbulimi i dobësive në qendër të mbrojtjes, por nuk ka ndonjë vulë më të madhe taktike që lojtarët mund ta ndjekin. Kjo do të thotë një gjë: nëse kreativiteti nuk vjen nga sistemi, atëherë duhet të vijë nga individët.

Hija Deco

Kjo është manifestuar në forma të ndryshme në karrierën e Mourinhos. Një prej preferencave të tij është për sulmues të fuqishëm që mund të shkatërrojnë një mbrojtje të tërë vetvetiu: shikoni Benni McCarthy (Porto), Didier Drogban (Chelsea), Diego Milito (Inter), Emmanuel Adebayor (Real Madrid, huazim), Diego Costa (Chelea), Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukaku (të dy te United).

Të gjithë këta lojtarë munden (ose kanë mundësi) të shënojnë gola prej asgjëje: top të gjatë, ndërprerje, gabim, apo copë magjie. Vetëm veprimi i lojës me topa të gjatë te sulmuesi tejkalon nevojën për stilin e skemës elaborateve që Gurdiola tenton të ndërtojë.
Mourinho e ka ditur që derisa ekipet e tij mbajnë portën pa pranuar gol – një sfidë që i përshtatet aftësive të tij – atëherë sulmuesi i tij gjithsesi se do të gjejë golin, në njërën ose tjetrën formë.

1-0, tri pikë.

Por, pa pak sulmues mund të punojnë pa u shërbyer nga bashkëlojtarët dhe kështu Mourinho ka përdorur një tjetër “truk” të ngjashëm për mesfushën. Shumica e ekipeve të tij kanë pasur nga një maestro që udhëheqë orkestrën.

Te Porto, Deco ishte i përkrahur nga mesfushorë luftarakë që luftuan për topa dhe rikuperonin posedimin, Lampard e kishte rolin e tij te Chelsea. Të dy këta lojtarë ishin në vendin e dytë për Topin e Artë nën drejtimin e Mourinhos, jo vetëm për shkak se ata shkëlqyen në ekipe të suksesshme, por për shkak se atyre u është dhënë kaq shumë përgjegjësi.

Ngjashëm, Sneijder luajti momentet më të mira të karrierës kur Interi fitoi Tripletën në vitin 2010.
Mesut Ozil kurrë nuk ka qenë më i mirë se sa kur i hapte mbrojtjet kundërshtare nën drejtimin e Mourinhos.
Cesc Fabregas shkëlqeu në ekipin e dytë të Mourinhos te Chelsea, duke bërë 18 asistime në triumfin për titull në vitin 2015.

Jepja topin Pogbas

Rol i njëjtë qartë shihet se është rezervuar për Pogban te Unitedi. Mourinho shfrytëzon formacioni 4-2-3-1 në të cilin francezi mund të tregojë aftësinë duke shkuar përpara, një aranzhuan që i ka mundësuar atij që të shënojë tri gola dhe tri asistime në pesë ndeshjet kampionate këtë sezon.

Askush tjetër në skuadër nuk mund të bëjë atë që bën Pogba. Nemanja Matic është më shumë një luftëtar nga prapa,; kurse Ander Herrera është një rikuperues, e mos të përmendim fare Marouane Fellainin. Përpara, Mkhitaryan dhe Mata ofrojnë kreativitet, por asnjëri nuk ka shpejtësinë dhe pasimet e gjata për të diktuar një ndeshje të tërë vetvetiu.

Kjo vë më shumë përgjegëjsi mbi Pogban. Mesatarisht për një ndeshje, ai është lojtari i Unitedit me më së shumti pasime (74.6), pasime kyçe (2.2), goditje (3.8) dhe driblime (3.2). E gjithë loja e Unitedit sillet përreth tij.

Nuk duhet të çuditemi që Djajtë e Kuq kanë vuajtur pa të. Nuk duhet të çuditemi që United luajti barazim pa gola te Liverpooli, nuk shënoi te Chelsea dhe fitoi ndaj Tottenhamit falë një momenti nga Lukaku. I gjithë burimi i kreativitetit të Unitedit në mesfushë ka munguar.

Nëse United rastësisht ka luajtur si “pulë pa kokë”, thua se nuk ka fare plan, atëherë është pikërisht për shkak se nuk ka ekzistuar kurrë një plan.

Kjo është arsyeja pse Pogba është kaq krucial dhe pse shpresat e sezonit të Unitedit janë të lidhura me formën e tij, psikike dhe fizike. Ai është aty për të ofruar atë që Mourinho s’mund ta bëjë.

Pyesni Juventusin.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalo në kategori