Një parashikim interesant ka pushtuar rrjete sociale, ku parashikohet skuadra më e mirë e dekadës së ardhshme (2020-2030).

Sa i përket asaj të shkuarës, të gjitha formacionet e përpiluara kishin emra si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Andres Iniesta dhe Sergio Ramos.

Yjet e dekadës tjetër, kësaj aktuales janë në ardhje. Emri i parë që bie në mend është ai i sulmuesit të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, pasi duket se do të jetë ylli i 10 viteve të ardhshme.

GiveMeSport ka parashikuar “Ekipin Botëror të Dekadës për 2020-2029”, duke zgjedhur 11 lojtarë që janë të pritur ta dominojnë futbollin.

Portier| Jan Oblak

Oblak vlerësohet nga shumë njerëz si portieri më i mirë në botë. Portieri i Atletico Madrid, tani 26 vjeçar, ka qenë një zbulim vitet e fundit dhe do të vazhdojë të luajë në nivelin më të lartë deri në mbylljen e dekadës.

Mbrojtës i djathtës| Trent Alexander-Arnold

Si Oblak, ashtu edhe  Alexander-Arnold mund të jetë tashmë më i miri në pozicionin e tij tani. Ai është vetëm 21 vjeç dhe tashmë posedon një talent të jashtëzakonshëm, të cilin po e shfaq edhe këtë sezon te Liverpool.

Mbrojtës qendre| Matthijs de Ligt

Juventus pagoi 67,5 milionë funte për të nënshkruar me De Ligt nga Ajax në vitin 2019. Mbrojtësi holandez, tani 20 vjeç, ka luajtur shumë më mirë muajt e fundit dhe duket se është qendërmbrojtësi i së ardhmes së afërt.

Mbrojtës qendre | Aymeric Laporte

Laporte një nga më të mirët në rolin e tij aktualisht. Ai për herë të parë vetëm në gusht e ka marrë një ftesë nga Franca. Mbrojtësi i Manchester City do të jetë 35 vjet deri në vitin 2030, por kjo dekadë do të jetë e tij, me Dayot Upamecano dhe Niklas Sule, që po ashtu kanë mundur ta kenë një vend në ekip.

Mbrojtës i majtë| Andrew Robertson

Kapiteni i Skocisë aktualisht është 25 vjeç, kështu që do t’i duhet të vazhdojë të luajë mirë edhe pas të 30-ve. Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm dhe nuk ka shumë lojtarë që do ta rrezikojnë për pozicionin e tij.

Mesfushor| Phil Foden

Foden tregon talentin e tij sa herë që i jepet një mundësi nga Pep Guardiola dhe nuk do të kalojë shumë kohë para se ai të jetë i rregullt në mesfushën e Manchester Cityt. 19-vjeçari është një nga talentet e reja më të mëdha dhe e ardhmja është para tij.

Mesfushor| Frenkie de Jong

De Jong i Barcelonës ka fituar tashmë zemrat e tifozëve të futbollit me paraqitjet e tij.  Gjigantët spanjoll paguan për të 65 milionë funte dhe ai duket perfekt për një mesfushë që dikur kishte Xavin dhe Andres Iniestan.

Mesfushor | Arthur

Po, Barcelona ka dy mesfushorë të rinj të shkëlqyeshëm. Arthur ka bërë përshtypje te Blaugranat që kur arriti në vitin 2018.

Ai gjithashtu shkëlqeu në vitin e kaluar në Copa America me Brazilin, ku e fitoi turneun.  23-vjeçari duket i gatshëm për një karrierë me shumë trofe.

Sulmues| Lionel Messi

Po. Messi e bën edhe këtë. Ai me siguri nuk do të ketë dalë në pension deri kah fundi i kësaj dekade – por atëherë do të jetë 42 vjeç.

Argjentinasi mbetet lojtari më i mirë në botë dhe statistikat e tij të shënimit të golave ​​nuk po zbehen. Së paku pesë vite të mira duken ende të mundshme për të.

Kur bie nën 50 gola në sezon, të gjithë do të çuditen, por duket se ende ka në mendje diçka tjetër.

Sulmues | Erling Haaland

Blerja më e re e Borussia Dortmund, Haaland, ka të ardhme të madhe para tij.   Ai aktualisht ka shënuar 16 gola në Superligë të Austrisë dhe tetë në Ligën e Kampionëve dhe është vetëm 19 vjeç.

Shumë rekorde të shënimit të golave ​​mund t’i përkisnin Haalandit në kohën kur dekada mbaron.

Sulmues| Kylian Mbappe

Kompletimi i skuadrës vjen me sulmuesin e PSG-së dhe Francës, Mbappe. 21-vjeçari duket si një fitues i ardhshëm i ‘Topit të Artë’ dhe lojtari perfekt për të rrëzuar Messin nga froni.

Ai tashmë ka shënuar më shumë se 100 gola në karrierën e tij dhe është fitues i Kupës së Botës. Qielli është kufiri për Mbappen.

FORMACIONI 

/Telegrafi/