Gazeta e madhe gjermane “BILD” i ka dërguar mesazh përzgjedhësit Jurgen Klopp për ta konsideruar si opsion portierin e Borussia Dortmundit, huazuar te Copenhagen, Diant Ramaj.

Ramaj që ka të drejtë të përfaqësojë Kosovën dhe Shqipërinë në nivelin ndërkombëtar vazhdon ta presë ftesën e Gjermanisë dhe në rast se vazhdon me këso paraqitje, ajo shpejtë mund të vijë.


Paraqitjet e fundit të Ramajt kanë qenë në nivel të lartë me Copenhagen, kësisoj edhe mediumi i madh gjerman i ka kushtuar një shkrim të veçantë.

“Katër ndeshje, katër fitore, dy herë portën e pastër. Portieri gjerman ka pranuar vetëm dy gola, njëra ishte nga penalltia. Ky është një fillim perfekt për Ramajn në Danimarkë”.

"BILD" ndër të tjera ka përmendur edhe faktin që Ramaj mund ta përfaqësojë Kosovën, por kuptohet dëshira e madhe mbetet Gjermania.

“Portieri ka kontratë me Dortmundin deri më 2029. Gregor Kobel është i padiskutueshëm aty. Ramaj është në huazim për një vit, me Copenhagen që ka opsionin e blerjes. Ai mund të luajë për Kosovën, por gjithnjë e ka bërë të qartë se dëshiron të luajë për Gjermaninë nëse e merr shansin”.

Kësisoj, Ramaj shihet si opsion pas Ter Stegen, Oliver Baumann, Alex Nubel, Noah Atubolu, Jonas Urbig dhe Loris Karius./Telegrafi/

telegrafi sport app