Borussia Dortmundi do të jetë nikoqir i Barcelonës në kuadër të përballjes së tyre në Ligën e Kampionëve.

Vendi: Signal Iduan Park

Koha: E marte, 17 shtator, 21:00

Lajme rreth ekipeve

Dortmund

Lukasz Piszczek mungoi në fundjavën e kaluar në përballjen ndaj Bayer Leverkusenit shkaku i lëndimit mirëpo që është rikthyer në stërvitje, mirëpo që në dyshime mbetet rikthimi i tij, derisa trajneri do të përdor Raphael Guerreiron në krah.

Portugezi bëri një paraqitje të mirë ndaj Leverkusenit, duke i impresionuar të gjithë me lojën e tij. Manuel Akanji dhe Mats Hummels do të jenë në qendër të mbrojtjes, që kishin po ashtu paraqitje të mirë ndaj rivalit në ligë.

Lojtarët e lënduar

Barcelona

Lionel Messi duket se do të jetë i gatshëm për këtë përballje, për ta bërë kështu paraqitjen e parë në këtë sezon, ndërsa Neto dhe Samuel Umtit janë ende të lënduar.

Ansu Fati dhe Charles Perez që kanë impresionuar te Blaugranasit me gjasë do të qëndrojnë në bankën revervë, nëse argjentinasi vendos të luajë nga minuta e parë.

Lojtarët e lënduar

Fakte

Në këtë takim pritet që të ketë më shumë se katër gola, pasi në tri ndeshjet e fundit që janë zhvilluar në Camp Nou në kuadër të Ligës së Kampionëve janë shënuar 2.5 gola për ndeshje.

Analizë

Dortmundi në këtë ndeshje do të futet tejet e motivuar pas fitores 4-0 ndaj Bayer Leverkusenit në fundjavën e kaluar.

Barcelona në anën tjetër e ka mposhtur po ashtu Valencian me rezultat bindës 5-2 në La Liga, ndërsa rikthimi i Messit është një motiv shtesë për ta.

Formacionet e mundshme: Dortmund - Barcelona, Messi në dyshime Formacionet e mundshme: Dortmund - Barcelona, Messi në dyshime

Katalunasit kanë pranuar nga dy gola në tri ndeshjet e fundit, e që do të jetë një arsye më shumë për gjermanët që të tentojnë të shënojnë në portën e tyre.

Ky takim premton se do të ketë shumë gola, derisa mund të dal 4+ me gola të shënuar.

Parashikimi: Dortmund 2-2 Barcelona. /Telegrafi/