LAJMI I FUNDIT:

Ambasada Britanike sjell PlayUK në Prishtinë

Ambasada Britanike sjell PlayUK në Prishtinë

PlayUK, një projekt i British Council që bashkon gjashtë qytete në Ballkanin Perëndimor (Shkup, Sarajevë, Beograd, Podgoricë dhe Tiranë) do të vizitojë edhe Prishtinën nga 18 deri më 22 korrik 2018 për të qenë pjesë e edicionit të festivalit të filmit PriFest këtë vit.

Programi i PriFest-it për vitin 2018 fokusohet tek kinematografia britanike, si dhe nën titullin PlayUK Arcadia 2018, do të përmbajë shtatë filma me ndikim të madh të prodhuar në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe do të organizojë dy punëtori me ekspertë të njohur britanikë në botën e filmit.

Filmat e zgjedhur për këtë qëllim kanë lënë shenjën e tyre në festivale ndërkombëtare e tek audiencat globale, duke përfaqësuar trendet më të rinj të artit të shtatë britanik.


Filmat e zgjedhur titullohen: ‘’Film stars don’t die in Liverpool’’ (Yjet e filmit nuk vdesin në Liverpul), ‘’Beast’’ (Bisha), ‘’The Party’’ (Ndeja), ‘’England is mine’’ (Anglia është e imja), ‘’Arcadia’’, ‘’Apostasy’’, si dhe ‘’God’s own country’’ (Toka e Zotit).

PlayUK Arcadia 2018 do të përfshijë edhe dy punëtori të lidhura me filmin, si pjesë e programit të festivalit PriFest 2018.

E para është punëtori dy-ditore për filmbërës, arkitektë, muzikantë elektronikë, si dhe artistë vizuel, që përqendrohet tek lakorja e mësimit Uniteti. Unity është aplikacioni i preferuar softuerik që përdoret nga shumica e krijuesve të realitetit virtual, duke i mundësuar që të prodhojnë përmbajtje atraktive për qëllime të ndryshme. Punëtoria do të udhëhiqet nga Simon Wilkinson, përshkruar nga Magazina CINEUROPA si njëri prej ‘emrave më të zëshëm në Evropë që merret me realitetin virtual.’

Punëtoria e dytë do të zgjasë 2 ditë, si dhe do të përqendrohet tek skenarët, element kyç ky i produksionit filmik. Kjo do të udhëhiqet nga Clare Downs, skenariste dhe konsulente, por edhe ligjëruese në Shkollën Shtetërore të Filmit dhe Televizionit të Mbretërisë së Bashkuar si dhe në Departamentin e Skenarit në Universitetin De Montfort University.