LAJMI I FUNDIT:

Allegri zbulon se çfarë duhet të bëjë Juventusi për t’i dhënë fund krizës dhe për të mposhtur Maccabin

Allegri zbulon se çfarë duhet të bëjë Juventusi për t’i dhënë fund krizës dhe për të mposhtur Maccabin

Trajneri i Juventusit, Massimmiliano Allegri pranon se bardhezinjtë duhet të bëjnë më shumë dhe të shmangin gabimet e dukshme që i kanë përsëritur që nga fillimi i sezonit për t’i dhënë fund krizës së tyre dhe për të mposhtur Maccabi Haifa nesër.

Gjigantët e Serie A kanë humbur katër ndeshje nga 12 në të gjitha garat këtë sezon. Ata duhet të fitojnë kundër Maccabi Haifas nesër (e martë) për të mbajtur gjallë shpresat e tyre për kualifikim në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve.


“Do të jetë një lojë e vështirë, ata treguan gjëra të mira këtu dhe luajtën mirë kundër PSG-së. Duhet të jemi të kujdesshëm, nuk mund të bëjmë më të njëjtat gabime”, deklaroi Allegri në një konferencë për shtyp.

Javën e kaluar, Juventusi fitoi ndeshjen e parë evropiane këtë sezon, duke mposhtur Maccabin 3-1 në “Allianz Stadium”. Nesër, atyre u duhen sërish tre pikët për të bërë presion ndaj kryesuesve të Grupit H, Benficas dhe PSG-së, të cilët takohen nesër në Paris.

“Duhet të luajmë si grup, ndeshja kundër Milanit ishte e ngjashme me atë kundër Benfikës, ku mund të kishim shënuar golin e dytë”, vazhdoi Allegri.

“Ne duhet të përmirësohemi dhe të jemi më solidë, gjë që është gjëja më e lehtë dhe më e dukshme për të bërë. Tani për tani, ne duhet të bëjmë diçka më shumë. Detajet bëjnë diferencën, qoftë edhe vetëm një centimetër. Ne kemi nevojë për vëmendje dhe pasion”.

Juventus humbi 2-0 kundër Milanit të shtunën dhe është dhjetë pikë prapa liderit të tabelës në Serie A, Napolit.

Allegri është kritikuar sërish nga tifozët dhe mediat, por klubi nuk po mendon ta shkarkojë dhe trajneri ka besim se skuadra do të reagojë.

“Ne kemi një shans për t’u kthyer në fushë menjëherë”, shtoi ai. “Dy fitoret e mëparshme ishin mashtruese dhe ne kemi nevojë për realitet dhe gjëra praktike. Është një rrugë që duhet të ndjekim. Ka skuadra të forta, por nuk mund të bëjmë gabime të caktuara, duhet të shmangim gabimet e përsëritura që kemi bërë që nga fillimi i sezonit”.

“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes së nesërme, të luftojmë në çdo top dhe të bëjmë gjëra të thjeshta”.

“Kemi nevojë për zemër dhe pasion, është pjesë e një rruge pas shumë vitesh fitoresh. Ne kemi vënë gjithë dashurinë dhe pasionin që meriton Juventusi, por ne duhet të bëjmë gjithnjë e më shumë, të rifitojmë vetëvlerësimin dhe të kthehemi në standardet e mëparshme”, bëri të ditur më tej trajneri i Zonjës së Vjetër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori