LAJMI I FUNDIT:

Allegri: Trofeu i radhës, ai i Ligës së Kampionëve

Allegri: Trofeu i radhës, ai i Ligës së Kampionëve

Massimiliano Allegri ka pranuar se Juventusi e ka bërë thuajse të pamundurën këtë sezon, mirëpo në edicionin e ardhshëm duhet ta shënjestrojë Ligën e Kampionëve.

Bianconerët e nisën keq sezonin, mirëpo që nga muaji tetor kanë regjistruar 24 fitore dhe vetëm një barazim dhe tashmë janë në prag të kurorëzimit kampionë të Serie A.


“Ishte thuajse e pamundur t’i fitonim 24 nga 25 ndeshje… Do ta nënshkruaj kontratën gjatë javës, nëse më lejojnë ta nënshkruaj!”.

“Në sezonin e ardhshëm duhet ta kemi objektiv triumfin në Ligën e Kampionëve. Fokusimi vetëm në Serie A, është gjë e vogël”.

“(Liga e Kampionëve) është nga ato gara ku nëse një incident shkon keq, nuk ke kohë për t’u rikthyer”, ka deklaruar Allegri për Mediaset Premium dhe Sky Sport Italia. /Telegrafi/