LAJMI I FUNDIT:

Allegri: Nuk ka probleme për rinovimin tim

Allegri: Nuk ka probleme për rinovimin tim

Massimiliano Allegri ka siguruar se nuk do të ketë probleme në lidhje me rinovimin e kontratës së tij me Juventusin, ndërsa pret një atmosferë të mirë në Derby della Mole të shtunën ndaj Torinos.

Kontrata e italianit me Bianconerët skadon në fund të sezonit, ndërsa ka pasur spekulime se ai mund ta vazhdojë karrierën diku tjetër.


“Rinovimi im? Nuk ka kuptim që të flasim tash apo të kishim folur më herët. Do të takohemi kur të jetë e mundur, por nuk ka kurrfarë problemi”, ka thënë trajneri dhe pastaj ka folur për derbin lokal.

Allegri shpjegon zgjedhjet e tij taktike
Lexo po ashtu Allegri shpjegon zgjedhjet e tij taktike

“Derbi do të jetë një ndeshje e vështirë, Torino është në formë të mirë. Ata do të jenë agresivë, por ne duhet të nxjerrim një rezultat të mirë”.

“Do të stërvitemi dhe do të mendojmë për nesër (e shtunë), pastaj për Monacon. Nuk na shërben që të bëjmë parashikime, prandaj thjesht do të luajmë dhe asgjë më shumë”, ka deklaruar Allegri në konferencën për shtyp.

Zonja e Vjetër është në pozitë të mirë që ta fitojë tripletën këtë sezon – pasi është shumë pranë titullit të gjashtë radhazi në Serie A, luan ndaj Lazios në finale të Kupës së Italisë dhe është me një këmbë në finale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/