LAJMI I FUNDIT:

Allegri: Mandzukic është lojtar special, shumë kanë pritur që te Juve do të dështoja

Allegri: Mandzukic është lojtar special, shumë kanë pritur që te Juve do të dështoja

Max Allegri thotë se shumë njerëz kanë pritur që ai të dështojë te Juventusi, ndërsa e kujton Mario Mandzukicin si një lojtar special.

Allegri kishte ardhur ta zëvendësojë Antonio Conten te Juve në vitin 2014, por ai vazhdoi të fitojë edhe pesë tituj të kampionit, duke luajtur edhe në dy finale të Ligës së Kampionëve.

“Më pëlqen ta sfidoj veten time dhe kur arrita në Juve, pas viteve të Contes, shumë menduan se do të thyhesha dhe digjesha”.

Massimiliano Allegri . (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

“Nëse doni të bëni gjithçka vetë, nuk do të arrini askund. Nuk mund të jem mjek, fizioterapeut dhe trajner i palestrës, njëherësh. Unë nuk i kam të gjitha këto aftësi. Parimi im ka qenë gjithmonë të rrethohem me njerëz inteligjent”.

“Edhe si lojtar u përpoqa të mësoja nga shokët e mi të skuadrës. Trajneri duhet të krijojë një atmosferë harmonie për të punuar”.

Lojtarët e Juventusit shpesh festonin me Allegrin . (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

“Të ndajnë përgjegjësitë me të tjerët dhe zgjidhim problemet së bashku. Unë dëgjoj më shumë sesa flas”, ka thënë fillimisht Allegri.

Allegri foli edhe për Mandzukicin që me Maurizio Sarri nuk po luan dhe nuk është lojtar kryesor siç ka qenë me të.

Massimiliano Allegri e Mario Mandzukic . (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

“Ai është shembulli i një lojtari special. Ai më dha shumë hapësirë ​​për manovrim”.

“Ai shpesh ndryshonte skuadrat, por tani ai është në sezonin e tij të pestë me Juventus dhe kjo është një nga arritjet e mia më të mëdha”, ka thënë Allegri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori