LAJMI I FUNDIT:

Allegri këshillon Mandzukicin: Luaj në sulm

Allegri këshillon Mandzukicin: Luaj në sulm

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka folur rreth fitores ndaj Sassuolos dhe njëherësh e ka këshilluar Mario Mandzukicin që të luajë më shumë në sulm.

Zonja e Vjetër fitoi me rezultat 1-0 në Torino për të forcuar kreun e tabelës.


“Luajtëm me tre lojtarë në mbrojtje për të pasur një zhvillim ndryshe kur të shkonim përpara. E nisëm mirë, por Sassuolo bën futboll të bukur dhe natyrisht se krijoi raste”.

“Ne deshëm shumë të fitonim dhe kur nuk i shfrytëzuam rastet për ta bërë 2-0, filluam të vuanim paksa dhe patëm frikë se nuk do të fitonim”, është shprehur Allegri për Sky Sport Italia.

Mandzukic tërhiqej prapa rregullisht, mirëpo kjo e pengoi që të ishte i rrezikshëm në sulm, njëherësh ai dukej i lodhur në minutat e fundit.

“Kjo bujari, fatkeqësisht, do të thotë se ai e gjen veten në zona të tilla në fushë, ku nuk mund ta gjejmë për të shkuar në sulm”.

“Ai duhet t’i llogarisë përpjekjet, në mënyrë që të jetë më i mprehtë kur vjen puna për të shënuar”, ka shtuar trajneri. /Telegrafi/