LAJMI I FUNDIT:

Alicia Keys publikon këngën “Best of Me” dedikuar bashkëshortit të saj Swizz Beatz

Alicia Keys publikon këngën “Best of Me” dedikuar bashkëshortit të saj Swizz Beatz

Alicia Keys ka publikuar këngën e saj të fundit “Best of Me” të premten (29 tetor), të cilën e ka shoqëruar me një videoklip.

Në videon muzikore, Keys feston martesën e saj me bashkëshortin Swizz Beatz teksa këndon, ajo duket e mrekullueshme e veshur me një fustan të bardhë.

Kantautorja e ndau lajmin emocionues në Instagram – dhe shkroi se kënga “vazhdon të më jap të dridhura (emocione)”.

Foto: Amanda Charchian

“E premtja juaj është gati të bëhet shumë më e mirë!! Shkoni shikoni videoklipin për Best Of Me tani!!Kjo këngë vazhdon të më dridh. Siç bën edhe ti Swizz Beatz”, ka shkruar këngëtarja në paralajmërimin për lansimin e këngës.

Keys njoftoi gjithashtu në fillim të kësaj jave se do të publikojë albumin e saj të ri i titulluar “Keys”, shkruan People.

Albumi do të përmbajë këngë të reja nga Keys, së bashku me një version të ri të secilës, ku këngëtarja ka realizuar këngët me producentin Mike Will, dhe dëgjuesit do të përjetojnë ato në një formë të re.

View this post on Instagram

A post shared by Alicia Keys (@aliciakeys)

Ajo gjithashtu ngacmoi publikimin në fillim të kësaj jave në mediat sociale, duke shkruar se ka “dy anë në çdo histori dhe ka dy anë për çdo këngë të albumit Keys”.

Përveç angazhimeve të saj muzikore, Keys publikoi dokumentarin e saj në YouTube të titulluar “Noted: Alicia Keys The Untold Stories” muajin e kaluar – ku ajo u jep shikuesve një vështrim të prapaskenave nga jeta e saj personale.

Gjatë një interviste me Kay Adams për People, Keys foli për rrugëtimin e saj drejt ndërtimit të vetëbesimit të saj.

Foto: Getty

“Shumë herë ne të gjithë jemi duke kërkuar për dikë tjetër që të ketë të gjitha përgjigjet. Unë patjetër isha dhe sapo kuptova se askush tjetër nuk i ka përgjigjet përveç meje, thjesht mund të ndihesha e sigurt në veten time”, tha këngëtarja.

Dhe pavarësisht sukseseve të saj, Keys gjithashtu u shpreh e sinqertë në dokumentarë, se ajo u ndje e pafuqishme ndonjëherë gjatë karrierës së saj – dhe tha se megjithëse i qëndroi besnike vetes, ajo ka mësuar shumë në këtë proces.

“Patjetër që nuk po përpiqem të diskreditoj që i kam qëndruar plotësisht besnike vetes. Për më tepër që kam mësuar më shumë, mund të jem edhe më e fortë për veten time,” tha ajo.

Albumi “Keys” publikohet më 10 dhjetor. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Seriali

Seriali "The Gentlemen" është një sensacion në internet, por shikuesit janë të bezdisur vetëm nga një detaj i tij

Magazina
Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Kalo në kategori