Sulmuesi kilian, Alexis Sanchez për pak sa nuk pësoi një dëmtim vetëm disa orë pasi iu bashkua klubit të tij të ri Marseille, dhe atë jo në fushën e lojës, por duke u prezantuar para tifozëve.

Ish-ylli i Arsenalit dhe Manchester United do të nënshkruajë për klubin francez si një transferim i lirë pasi Interi ndërpreu kontratën me kilianin me pëlqim reciprok.

Sanchez kishte një vit të mbetur në marrëveshjen e tij në Giuseppe Meazza, por tani është zhvendosur në Ligue 1 pasi bëri vetëm shtatë ndeshje si titullar në Serie A sezonin e kaluar.

Ai besohet se ka marrë një pagesë prej pesë milionë eurosh nga Interi për të anuluar vitin e fundit të marrëveshjes së tij.

Reklama
Zyrtare: Alexis Sanchez, lojtar i ri i Marseille Zyrtare: Alexis Sanchez, lojtar i ri i Marseille

Klubi i Ligue 1, Marseille njoftoi të martën mbrëma se ata kishin arritur një marrëveshje në parim për të nënshkruar me Sanchez, me kusht që ai të kalonte testet mjekësore.

Reklama

Por, ai pothuajse e vuri këtë lëvizje në rrezik pasi shmangu për pak një dëmtim në prezantimin e tij para tifozë të Marseille në qytetin francez.

I veshur me fanellën e klubit, Sanchez doli në një rrugë të Marsejë për të përshëndetur qindra tifozë të etur për të parë yllin kilian.

Por, katastrofa pothuajse goditi kur Sanchez u duk se ktheu kyçin e këmbës dhe rrëshqiti, duke nxitur stafin e sigurisë ta ndihmonte atë të rifitonte balancën dhe të kthehej me këmbë në tokë.

Reklama

Fatmirësisht, Sanchez dukej se ishte në rregull dhe vazhdoi të përshëndeste tifozët e Marsejës.

Momenti i rrëzimit të Sanchez është bërë viral në rrjetet sociale. /Telegrafi/