Klubi francez, Olympique de Marseille ka njoftuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit Alexis Sanchez si lojtar i lirë.

Sanchez ndërpreu me marrëveshje të dyanshme kontratën e tij me Interin para disa ditësh, teksa mori një dëmshpërblim pasi kishte edhe një vit kontratë.

Largimi i tij nga Nerazzurrët “hapi një derë” të re për sulmuesin kilian, i cili shpejt ka gjetur klubin e ri.

Bëhet fjalë për gjigantin e Ligue 1, Marseille, klub i cili ka njoftuar vet me anë të rrjeteve sociale transferimin e Sanchezit.

“Olympique de Marseille dhe Alexis Sanchez kanë rënë dakord për ardhjen e lojtarit në qytetin e Marsejës me një marrëveshje në parim”.

Reklama

“Me 143 paraqitje me Kilin dhe 17 trofe të fituar në karrierën e tij, do të angazhohet në orët e ardhshme në varësi të suksesit të ekzaminimit të tij mjekësor”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Reklama