LAJMI I FUNDIT:

Alexis beson se është në nivel me Messin dhe Ronaldon

Alexis beson se është në nivel me Messin dhe Ronaldon

Sulmuesi i Arsenalit, Alexis Sanchez, deklaron se duhet të konsiderohet në të njëjtin nivel me dy superyjet e futbollit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Messi dhe Ronaldo konsiderohen si dy lojtarët më të mirë në planet dhe e kanë bërë monopol ‘Topin e Artë’ në tetë vitet e fundit, porse Alexis thotë se ai duhet të përfshihet në nivelin e tyre.


“E kam arritur një nivel ku mund të garoj me lojtarët tjerë të mëdhenj. Nuk ndihem inferior ndaj askujt”.

“Unë i krahasoj cilësitë e mia me ato të Messit dhe Ronaldos. Unë i kam po të njëjtat aftësi sikur ata”, citon Sport fjalët e tij.

Kiliani ka luajtur te Barcelona përkrah argjentinasit, por u transferua në Ligën Premier para fillimit të sezonit 2014/2015 për të gjetur më shumë hapësira për lojë. /Telegrafi/