LAJMI I FUNDIT:

Alec Baldwin paditet nga familjarët e kinematografes që e vrau aksidentalisht gjatë xhirimeve të “Rust”

Alec Baldwin paditet nga familjarët e kinematografes që e vrau aksidentalisht gjatë xhirimeve të “Rust”

Familja e kinematografes së vrarë Halyna Hutchins të martën ngriti një padi për vdekje kundër aktorit Alec Baldwin dhe të tjerëve në xhirimet e filmit me buxhet të ulët, “Rust”, gjatë xhirimeve të të cilit Balwin vrau aksidentalisht Halynan.

Baldwin po mbante një revole të mbushur me municion të vërtetë në xhirimet e filmit në New Mexico gjatë provës kur qëlloi duke vrarë pa dashje kinematografen më 21 tetor 2021, shkruan DailyMail.


Ai ka pohuar se ishte vetë Hutchins që i kërkoi të drejtonte armën jashtë kamerës dhe drejt sqetullës së saj përpara se ta provonte atë në xhirime. Regjisori Joel Souza gjithashtu u plagos nga të shtënat e xhirimeve që po zhvilloheshin në Bonanza Creek Ranch pranë Santa Fe.

Ankesa civile, e paraqitur në New Mexico të martën, kërkon dëmshpërblime të paspecifikuara, por ‘të konsiderueshme’, duke përfshirë dëme ndëshkuese.

Avokati Brian Panish, që përfaqëson burrin e Hutchins, Matthew Hutchins, dhe djalin e tyre të vogël, Andros, mbajti një konferencë shtypi në Los Angeles të martën për të njoftuar padinë kundër aktorit Baldwin dhe ‘të tjerëve që janë përgjegjës për sigurinë në shesh dhe sjelljen e pamatur të të cilëve dhe ulja e kostove çoi në vdekjen e pakuptimtë, tragjike të Halyna Hutchins”, tha ai.

Të paktën tri padi të tjera janë ngritur mbi të shtënat aksidentale, por kjo është e para që lidhet drejtpërdrejt me një nga dy personat e qëlluar.

Deri të martën pasdite, Baldwin, 62 vjeç, nuk ka komentuar mbi këtë padi të fundit. Ai dhe gruaja Hilaria, 37 vjeçe, u panë në West Village në Manhattan këtë mëngjes, duke u kthyer nga një udhëtim pazari në një farmaci të quajtur “Walgreens”.

Sipas Panish, firma e tij ka kryer një hetim të pavarur që ai tha se zbuloi ‘shkelje të shumta të standardeve të industrisë së filmit’ nga Baldwin dhe të pandehurit e tjerë të përmendur në ankesë, mes tyre përgjegjësja e armëve Hannah Gutierrez-Reed, ndihmës-regjisori David Halls dhe disa kompani prodhimi.

Një video e krijuar nga avokatët tregoi një rikrijim të animuar 3D të xhirimeve, duke kulmuar me një avatar të krijuar nga kompjuteri që përfaqësonte Baldwinin që pranonte armën nga ndihmës-regjisor Halls, duke e drejtuar atë në drejtimin e Hutchins, ku edhe më pas qëllon.

Animacioni tregon se municioni brenda armës ishte i vërtetë dhe jo nga ata falset që përdoren në filma.

Aktori gjuan me armë Hutchins, e cila shtrëngon gjoksin e saj dhe rrëzohet, tregon videoja e animuar 3D.

Baldwin ka thënë se në drejtimin e Hutchins ai e tërhoqi këmbëzën prapa dhe se ai qëlloi kur ai e lëshoi atë. Ai ka thënë se nuk e dinte që arma përmbante municion të vërtetë.

Avokatët thanë në videon e paraqitur të martën se Baldwin kishte ‘refuzuar’ stërvitjet për gjuajtjen me armë, që duhej të kryente para xhirimeve.

Avokatët e familjes Hutchins paraqitën një listë me ‘të paktën 15 standarde të industrisë së filmave’, të cilat Panish tha se producentët e filmit kishin injoruar në xhirime.

Këto përfshinin dështimin për të përdorur një armë skenike në vend të një arme të vërtetë, mungesën e individëve të kualifikuar për të trajtuar armët në set, në momentin e të shtënave dhe mungesën e pajisjeve mbrojtëse për stafin.

Sipas Panish, anëtarët e stafit kishin shprehur ankesa te producentët për praktikat ‘super të pasigurta’ në xhirime, duke përfshirë tre shkarkime aksidentale që i paraprinë të shtënave fatale ndaj Hutchins.

Asistenti i kamerës në filmin “Rust”, Lane Luper, i cili bëri komentin ‘super të pasigurt’ dhe u largua në prag të xhirimeve, i tha emisionit ‘Good Morning America’ se kishte vetëm dy takime sigurie në set dhe tha se prodhimi i filmit nuk e merrte seriozisht sigurinë e armëve.

“Mendoj se me ‘Rust’-in, ishte stuhia e përsosur e armaturës, asistent regjisorit, kultura që ishte në xhirime, nxitimi. Ishte gjithçka”, tha ai.

Zyrtarët e zbatimit të ligjit në New Mixicos kanë përshkruar ‘disa vetëkënaqësi’ në mënyrën se si u trajtuan armët në xhirimet e filmit “Rust”. Ata ende nuk kanë ngritur ndonjë akuzë dhe kanë punuar për të përcaktuar se nga mund të kenë ardhur municionet e vërteta të gjetura në xhirime.

Muajin e kaluar, gati tre muaj pas të shtënave, Baldwin ia dorëzoi celularin autoriteteve në shtetin e tij, New York. Ata mblodhën informacion nga telefoni dhe ia dhanë hetuesve të Santa Fe, të cilët kishin marrë një urdhër-hetimi për të.

Baldwin tha se nuk beson se do të akuzohet penalisht për të shtënat aksidentale.

Mbikëqyrësi i skenarit të filmit dhe operatori kryesor i kamerës, që të dy qëndronin disa metra larg kur u qëllua Hutchins, secili ngriti nga një padi për traumën që kaluan.

Në nëntor, tekniku kryesor i ndriçimit të filmit me buxhet të ulët Serge Svetnoy paditi Baldwin për neglizhencë.

Dhe përgjegjësja e armëve, Gutierrez Reed, e cila u emërua si e pandehur në ato padi dhe u fajësua nga disa për të shtënat, ngriti padinë e saj duke thënë se një furnizues municionesh krijoi kushte të rrezikshme duke përfshirë municione të vërteta në një kuti që supozohej të përfshinte vetëm municion fals.

Në një intervistë të dhënë për ABC News në dhjetor, Baldwin tha se ndjente trishtim të jashtëzakonshëm për të shtënat, por jo faj.

“Dikush është përgjegjës për atë që ndodhi dhe nuk mund të them se kush është, por nuk jam unë”, tha Baldwin.

“Unë nuk e tërhoqa këmbëzën”, tha Baldwin. “Unë kurrë nuk do t’i drejtoja armën askujt dhe do të tërhiqja këmbëzën drejt tij. Kurrë”.

Ai e quajti Hutchins “dikë që ishte e dashur nga të gjithë dhe e admiruar nga të gjithë ata që punonin me të”.

Hutchins, 42 vjeçe, u rrit në një bazë të largët ushtarake sovjetike dhe punoi në filma dokumentarë në Evropën Lindore përpara se të studionte Akademinë e Filmit në Los Angeles dhe të fillonte një karrierë premtuese për të bërë filma.

Në faqen e saj në Instagram, Hutchins e identifikoi veten si një ‘ëndërrimtare e shqetësuar’ dhe ‘idhtare e adrenalinës’.

Në një intervistë të vitit 2019 për American Cinematographer, e cila e quajti atë një nga yjet në ngritje të vitit, ajo e përshkroi veten si një “ushtare” e tërhequr nga filmat sepse “nuk kishte shumë për të bërë jashtë”. Ajo do të dokumentonte veten duke u hedhur me parashutë dhe duke eksploruar shpella, ndër aventurat e tjera, dhe përmes punës së saj me kinematografët britanikë, u ‘magjeps me tregimet e bazuara në personazhe të vërtetë’. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër?

Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër?

Magazina
Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Pas ndarjes nga sulmuesi i Barcelonës, vajza e Luis Enrique nis një romancë të re me lojtarin e Real Sociedad

Pas ndarjes nga sulmuesi i Barcelonës, vajza e Luis Enrique nis një romancë të re me lojtarin e Real Sociedad

Magazina
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori