LAJMI I FUNDIT:

Alderweireld tregon se si është të luash kundër Messit

Alderweireld tregon se si është të luash kundër Messit

Toby Alderweireld ka dhënë një pasqyrë magjepsëse se si është të luash kundër Lionel Messit, duke theksuar fizikun mashtrues të sulmuesit argjentinas.

Belgu kujtoi duelin e tij me shtatë herë fituesin e Topit të Artë kur Tottenhami luajti kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve në vitin 2018.


I pyetur për të zgjedhur lojtarin më të mirë kundër të cilit ka luajtur në karrierën e tij, ish-mbrojtësi i Spurs nuk hezitoi të përmendte Messin.

Image: Alamy

Alderweireld, i cili aktualisht luan për Royal Antwerp, zbuloi se çfarë e bën argjentinasin kaq të veçantë dhe beson se ai është më i mirë se Cristiano Ronaldo.

Për kundërshtarin e tij më të vështirë, ai tha: “Messi. Unë zakonisht e lexoj lojën në fushë dhe shpesh ia dal. Por, Messi… ooh. Një natë në Wembley kur humbëm 4-2 kundër Barcelonës (me Tottenhamin) ai ishte i paprecedentë. … vërtetë i paprecedentë”.

“Ti nuk mund ta kapësh atë. Çdo gjë që ai bën, ai e bën atë pak më shpejt se ti. Ai bën një gjë, pastaj një gjë tjetër, shkon kaq shpejt. Unë me të vërtetë kisha një ndjenjë që nuk mund të bëja asgjë kundër tij”.

Image: Alamy

I pyetur se çfarë bëri gjatë asaj loje, belgu tha me shaka: “Shpresoja që koha të shkonte sa më shpejt”.

“Ne u kthyem në lojë, e cila ishte pozitive dhe negative. Ne filluam të sulmonim më shumë, por unë duhej të përballesha me të edhe më shumë kokë më kokë, sepse kishte më shumë hapësirë”.

“Kjo është gjëja, ju nuk e dini se çfarë do të bëjë. Kjo është gjëja e veçantë, ju nuk mund të stërviteni për këtë”, shtoi ai.

Alderweireld preku edhe fizikun e Messit. Ai pretendon se asi aktual i Paris Saint-Germain duket si një ‘djalosh i hollë’, por në fakt është shumë larg kësaj – duke treguar kofshët e tij.

“Ti përpiqesh të futesh në duele me të. Ai duket si një djalë i hollë, kështu që përpiqesh të krijosh duel fizik”, shtoi ai. “Por, ai nuk është aspak i hollë, po t’i shikosh kofshët e tij mendon… uaaa”.

“Ai është shumë i shpejtë. Cilësia, kontrolli i topit, nuk është normale”.

Në lidhje me Messin kundër Ronaldos, 33-vjeçari tha: “Po, kam luajtur kundër Ronaldos shumë herë. Sigurisht, numrat e tij nuk gënjejnë, por Messi është më i miri, sepse ai është thjesht i pakapshëm”.

“Ju nuk mund ta kapni atë”, ka potencuar më tej belgu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori