Albumi i ri i Beyonce i titulluar “Renaissance” është publikuar.

Projekti i shumëpritur, i cili ishte planifikuar të dilte në mesnatën e së enjtes (29 korrik), mund të gjendet në internet dhe CD-të po shiten në Evropë prej dy ditësh, sipas Variety.

Albumi i krijuesit të hiteve 40-vjeçare do të jetë i shtati që ajo ka prodhuar gjatë karrierës së saj shumë të suksesshme.

Këngëtarja filloi të ngacmonte publikimin e “Renaissance” muajin e kaluar, kur ajo gjithashtu konfirmoi se do të vihej në dispozicion të publikut më 29 korrik.

Beyonce zbuloi gjithashtu kopertinën e albumit më 30 qershor, ku ajo shihet e ulur mbi një kalë xhami, shkruan DailyMail.

Reklama

Ajo gjithashtu shkroi një deklaratë të gjatë që u shpërnda në llogarinë e saj në Instagram, në të cilën vuri në dukje se procesi i regjistrimit ishte plotësisht i këndshëm.

Reklama

“Krijimi i këtij albumi më mundësoi një vend për të ëndërruar dhe për të gjetur shpëtim gjatë një kohe të frikshme për botën. Më lejoi të ndihesha e lirë dhe aventureske në një kohë kur asgjë tjetër nuk po lëvizte”, tha ajo.

“Synimi im ishte të krijoja një vend të sigurt, një vend pa gjykim. Një vend për të qenë i lirë nga perfeksionizmi dhe mendimi i tepërt. Një vend për të bërtitur, lëshuar, ndjerë lirinë. Ishte një udhëtim i bukur eksplorimi”, tha tutje Beyonce.

Reklama

“Shpresoj që të gjeni gëzim në këtë muzikë. Shpresoj që t’ju frymëzojë të lëvizni. Dhe të ndihesh po aq unike, e fortë dhe seksi sa je”, përfundoi mesazhin ylli i muikës.

Albumi i ri i këngëtares do të përbëhet nga 16 këngë dhe gjatë procesit të regjistrimit ajo ka bashkëpunuar me figura si Nile Rodgers, Grace Jones dhe Drake.

Reklama

Kënga e parë e “Renaissance”, “Break My Soul”, u publikua më 20 qershor.

Krijuesja e hiteve ka punuar me disa artistë, duke përfshirë Big Freedia dhe bashkëshortin e saj, Jay-Z, për të prodhuar këngën.

Beyonce fillimisht ngacmoi se ishte duke punuar për muzikë të re gjatë një interviste me “Harper’s Bazaar” gushtin e kaluar.

Reklama

Gjatë takimit me median, këngëtarja “Drunk In Love” u shpreh se procesi i regjistrimit të saj kishte qenë veçanërisht i mundimshëm.

“Kam një vit e gjysmë që jam në studio. Ndonjëherë më duhet një vit që unë personalisht të kërkoj nëpër mijëra tinguj për të gjetur goditjen e duhur”, tha ajo.

Më pas Beyonce konfirmoi se i pëlqente ende të bënte muzikë dhe se ishte e lumtur që po punonte për materiale të reja.

Reklama

“Pas 31 vitesh, ndihet po aq emocionuese sa kur isha nëntë vjeç. Po, muzika e re po vjen!”, ishte shprehur Beyonce atë kohë. /Telegrafi/