LAJMI I FUNDIT:

Albina Kelmendi publikon një version të ri të këngës “Hajredin Pasha”

Albina Kelmendi publikon një version të ri të këngës “Hajredin Pasha”
Albina Kelmendi në videoklipin e këngës “Hajredin Pasha” (Foto: Screenshot/YouTube/Albina Kelmendi)

Këngëtarja Albina Kelmendi është e njohur për interpretimin e mrekullueshëm të këngëve të vjetra.

Kështu ka bërë edhe kohët e fundit përmes këngës “Hajredin Pasha” duke sjellë në një version pak më ndryshe.


Në një postim në rrjetin social Instagram, Albina ka sjellë një video duke i njoftuar ndjekësit se kënga e re e saj veçse është lansuar.

Për riorkestrimin e kësaj muzike është përkujdesur DuoBass Record, ndërsa për vizualitetin ka punuar Publico Group.

Me veshje kombëtare, Albina ka performuar para një mikrofoni, teksa prapa saj janë parë orkestra me instrumentet e tyre muzikore.

Kujtojmë se “Shko” është projekti i fundit nga këngëtarja, e që është pëlqyer në masë të madhe nga fansat e saj. /Telegrafi/