LAJMI I FUNDIT:

Albert Bunjaki zbulon mangësitë e Kroacisë

Albert Bunjaki zbulon mangësitë e Kroacisë

Albert Bunjaki ka folur para takimit të Kosovës me Kroacinë.

Trajneri i përfaqësueses sonë ka treguar anën negative të kombëtares kroate, duke thënë se cilësia e madhe shkakton probleme në krijimin e formacionit shartues.


“Pjesa negative e Kroacisë, cilësia e madhe e lojtarëve për mi zgjedhë. Të gjithë janë cilësorë. Ndoshta, mund të ketë lojtarë të lodhur. Mesi i fushës të Kroacisë është më i miri në botë. Lojtarë që kanë fituar gjithçka që mund të fitohet. Kjo mund të jetë ndonjëherë negative, por jo ndaj nesh”, ka pohuar Bunjaki në konferencën për shtyp para gazetarëve në Zagreb.

Luka Modric: Na frikëson fakti se Kosova luan më mirë si mysafirë
Lexo po ashtu Luka Modric: Na frikëson fakti se Kosova luan më mirë si mysafirë

Ai më tutje ka pohuar se Kosova nuk ka asgjë për të dëshmuar, por më shumë të befasojë është cilësuar si arma më e fortë e Kosovës.

Kosova dhe Kroacia nesër me fillim në ora 20:45 do të takohen në stadiumin e Zagrebit, “Maksimir”. /Telegrafi/