LAJMI I FUNDIT:

Alaba mund të ribashkohet me ish-yllin e Real Madridit në Arabinë Saudite

Alaba mund të ribashkohet me ish-yllin e Real Madridit në Arabinë Saudite

David Alaba ka pasur një sezon të vështirë te Real Madrid. Ai është veçuar për gabime të shumta, të cilat i kanë kushtuar disa herë skuadrës së Carlo Ancelottit. I fundit erdhi të martën pasi gabimi i tij i lejoi Union Berlinit të marrë avantazhin në ndeshjen e tyre në Ligën e Kampionëve.

Për fat të mirë, gabimi i Alaba nuk i kushtoi Real Madridit në fund pasi fituan 3-2 në Berlin, por ata nuk kanë qenë aq me fat në rastet e mëparshme.


Veçanërisht, austriaku është fajësuar për golat e pësuar kundër Atletico Madridit dhe Real Betisit, ndeshje në të cilat Los Blancos humbën pikë.

Shqetësimi po rritet brenda Real Madridit në lidhje me paraqitjet e Alaba, megjithëse me Eder Militao ende jashtë i lënduar, ai nuk ka gjasa të largohet në janar.

Megjithatë, ky mund të jetë sezoni i fundit për Alaban në kryeqytetin spanjoll.

Sipas mediumit Relevo, ai ka një ofertë në tavolinë nga Al-Ittihad i Karim Benzema, i cili u përpoq të nënshkruante Alaban gjatë verës.

Në këtë fazë, Alaba nuk ka ndërmend të largohet nga Real Madrid, por nëse paraqitjet e tij zhgënjyese vazhdojnë, ai mund të përfundojë duke u larguar në vitin 2024. Mbetet për t’u parë nëse është kështu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori