LAJMI I FUNDIT:

Al Nassr me ofertë të majme për Busquets që t’i bashkohet Ronaldos në Lindjen e Mesme

Al Nassr me ofertë të majme për Busquets që t’i bashkohet Ronaldos në Lindjen e Mesme
(Foto: Daily Mail/Getty/AFP)

Klubi saudit, Al-Nassr, pritet t’i ofrojë Sergio Busquetsit pagë marramendëse prej 18 milionë eurosh në sezon, për t’iu bashkuar Cristiano Ronaldos në Lindjen e Mesme.

Mesfushorit të Barcelonës i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe akoma nuk ka vendosur nëse do ta vazhdojë qëndrimin në Camp Nou apo do të largohet.


Busquets ende nuk ka marrë vendim për të ardhmen e tij te Barcelona
Lexo po ashtu Busquets ende nuk ka marrë vendim për të ardhmen e tij te Barcelona

34-vjeçari ka startuar në 16 prej 18 ndeshjeve të La Ligas këtë sezon, ndërsa është lidhur me Inter Miami në MLS, por klubi i pasur nga Saudi Pro League mund të luajë rol të rëndësishëm.

(Foto: Getty)

Sipas Mundo Deportivo, Al-Nassr planifikon t’i ofrojë spanjollit 18 milionë euro në vit që të luajë për dy sezone. Megjithatë, lojtari dëshiron fillimisht të mësojë se çfarë oferte do t’i bëjë Barcelona para se ta marrë vendimin e tij.

Për shkak të evoluimit të futbollit - Ronaldos i thuhet të luajë edhe pas moshës 40 vjeçare
Lexo po ashtu Për shkak të evoluimit të futbollit - Ronaldos i thuhet të luajë edhe pas moshës 40 vjeçare

Pas nënshkrimit me Ronaldon, klubi saudit dëshiron ta shfrytëzojë momentin për të marrë edhe emra të tjerë të njohur, në mesin et ë cilëve është edhe mesfushori i Chelseat, N’Golo Kante. /Telegrafi/

(Foto: AFP)

Në trend Sport

Më shumë
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Kalo në kategori