LAJMI I FUNDIT:

Aktorja e “Harry Potter”, Katie Leung thotë se u detyrua të mohonte racizmin gjatë xhirimeve të filmit

Aktorja e “Harry Potter”, Katie Leung thotë se u detyrua të mohonte racizmin gjatë xhirimeve të filmit
Cho Chang, Harry Potter (Foto: The Independent)

Katie Leung, një aktore e njohur për rolin e saj Cho Chang në “Harry Potter”, është hapur për racizmin që përjetoi gjatë xhirimeve të filmit.

Aktorja tani 33 vjeçare ka qenë e pranishme në pesë filmat, si dhe në lojëra e video të ndryshme. Ajo së pari u shfaq në “Harry Potter and Goblet of Fire” të vitit 2005 dhe bëri paraqitjen e saj të fundit në vitin 2011, “Harry Potter and the Deathly Hallows: Part 2”.


Aktorja së fundmi ishte pjesë e “Chinese Chippy Girl” dhe pretendoi se publicistët i thanë asaj të mohonte sulmet raciste që po përjetonte nga fansat nëse do të pyetej ndonjëherë.

Cho Chang, Harry Potter (Foto: The Independent)

Nuk iu desh shumë kohë që nga shfaqja e saj në “Goblet” që Leung të përjetonte racizëm.

“Unë isha duke shikuar në Google në një moment dhe isha në një faqe interneti, e cila ishte e përkushtuar ndaj Harry Potter”, kujtoi ajo për Variety. “Mbaj mend që lexova të gjitha komentet dhe kishte shumë racizëm”.

Cho Chang (Foto: The Mary Sue)

Katie ndërkaq është me origjinë kineze dhe ka lindur në Skoci. Ishte vetëm 16 vjeçe kur filloi karrierën si aktore.

Jashtë asaj që u tha që të mohonte sulme të tilla, ylli shtoi se nuk kishte marrë asnjë trajnim mediatik. Është e paqartë nëse publicistët të cilëve ajo iu referua kanë punuar për Warner Bros., studioja prapa filmit, apo për veten e saj.

“Më kujtohet që ata më thanë, ‘Oh, shiko Katie, ne nuk i kemi parë këto, këto uebfaqe për të cilat njerëzit flasin. Dhe ti e di, nëse të pyetin këtë, thjesht thuaj që nuk është e vërtetë. Thuaj që nuk po ndodh’”, tha aktorja. “Dhe unë vetëm pohova me kokë. Unë isha si, ‘Në rregull, në rregull’, edhe pse e kisha parë vetë me sytë e mi. Isha si, ‘Në rregull, po, unë thjesht do të them gjithçka është e mrekullueshme’”. /Telegrafi/

Cho Chang, Harry Potter (Foto: The Independent)

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Magazina
U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë

U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë

Magazina
Graciano

Graciano "plas bombën" që përfshin Erjolën dhe Romeon - për çfarë bëhet fjalë?

Magazina
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori